Bota

Drejtori i Tatimeve në Kosovë: Ka këngëtarë që nuk raportojnë paratë që fitojnë

Për kë këngëtarë bëhet fjalë?

20 Shtator 2022, 09:24 Nga A.B
Drejtori i Tatimeve në Kosovë: Ka këngëtarë që nuk
Para ne dasma

KOSOVË- Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka deklaruar se ka këngëtarë që nuk bëjnë raportime të sakta të të ardhurave të tyre. I ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se qëllimi i ATK-së nuk është me patjetër gjobitja e këtyre personave. Sipas tij, institucioni është që të bëhet identifikimi i të ardhurave dhe në bazë të asaj të bëhet llogariotja e tatimeve.

“Gjatë inspektimeve tona ne kemi rastisur që të kemi këngëtarë që nuk kanë bërë raportime të sakta edhe pse të dhënat tona nga burime të ndryshme kanë treguar një gjendje krejt tjetër. Në këtë rast nuk është synimi jonë që të shqiptohet një gjobë. Tendenca jonë është që të identifikojmë të hyrat që e ata kanë realizuar dhe në bazë të tyre të vilet takimi sepse një gjobë mund të jetë simbolike në raport me të hyrat që ata realizojnë.'- tha ai.

ilir murtezaj muzike showbiz

Sondazh

Poll