Bota

14 balena gjenden të ngordhura në një plazh në Tasmania në Australi

14 balena gjenden të ngordhura në një plazh në Tasmania në Australi. Trupat e balenave të ngordhura u zbuluan nga vendasit në King Island dhe u raportuan tek autoritetet të hënën pasdite.

20 Shtator 2022, 09:02 Nga s.s
14 balena gjenden të ngordhura në një plazh në Tasmania
Balenat e ngordhura

AUSTRALI- 14 balena gjenden të ngordhura në një plazh në Tasmania në Australi. Trupat e balenave të ngordhura u zbuluan nga vendasit në King Island dhe u raportuan tek autoritetet të hënën pasdite.

Arsyeja e ngordhjes nuk dihet, por biologët e kafshëve të egra dhe një veteriner janë dërguar për të hetuar rastin, raporton BBC.

Ngordhja e balenave nuk është e pazakontë në Tasmani dhe ekspertet thonë se ishulli është “pika e nxehtë” për ngjarje të tilla.

Shkencëtarja e kafshëve të egra Vanessa Pirotta, tha se balenat e ngordhura ishin ndoshta pjesë e një “bachelor pod” një grup balenash meshkuj të mitur, që hasën në telashe.

“Balenat mund të kenë lundruar keq, të kenë ndjekur një udhëheqës të sëmurë ose të çorientuar, ose të jenë trembur në ujëra më të cekëta”, tha ajo.

 

australi balena

Sondazh

Poll