Aktualitet

Zbardhet kallëzimi i gazetarit turk për Shefin e Rinasit, avokatët: S'e lejuan të fliste me ne

Sipas kallëzimit, Emre Olur nuk i është lejuar asnjë kontakt me avokatët përpara marrjes në pyetje nga policia dhe përpara nisjes së procedimit penal.

19 Shtator 2022, 22:11 Nga I.A
Zbardhet kallëzimi i gazetarit turk për Shefin e Rinasit,
Ahmet Emre Olur

TIRANË- Avokatët e gazetarit turk, Ahmet Emre Olur, i cili u dëbua nga vendi ynë disa ditë më parë, kanë kallëzuar penalisht Shefin e komisariatit të policisë Kufitare të Rinasit, Përparim Dema për shpërdorim detyre. Në kallëzimin e publikuar nga Panorama.al, avokatët ngrenë pretendime se shefi i komisariatit, nuk i ka lejuar që të përfaqësojnë gazetarin turk. Sipas kallëzimit, Emre Olur nuk i është lejuar asnjë kontakt me avokatët përpara marrjes në pyetje nga policia dhe përpara nisjes së procedimit penal.

“Shefi i komisariatit  në policinë Kufitare Rinas na ka privuar të takojmë klientin që ne përfaqësojmë, dhe ky fakt bije ndesh me ligjin 85/2018 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, por nga ana tjetër ky shef policie në mënyrë kriminale ka privuar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit, fakt që është një e drejtë themelore e njeriut, e pa respektuar nga punonjësi i policisë Përparim Dema” – thuhet në kallëzim.

Një tjetër pretendim i ngritur nga avokatët është refuzimi i Komisariatit të Policisë për të protokolluar kërkesën për azil të gazetarit turk. Sipas kallëzimit të bërë, pretendohet se avokatët kanë kërkuar nga policia që të protokollojnë kërkesën për azil politik për gazetarin, por kjo është refuzuar.

Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët  e shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk, na kanë komunikuar se  i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vëndi ynë drejt vëndit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësishtë  ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar. Kërkesën për azil e bazojmë në ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë”, në nënin 2 të tij përcaktohet qartë se  ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre. Njëkohësisht bazuar në Neni 5  të ligjit me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Kjo kërkesë nuk është protokolluar nga Policia Rinas në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” për këtë avari kemi njoftuar mbi 30 herë sallën operative të policisë Rinas dhe kemi kërkuar të njoftohen epërorët për këtë kërkesë të cilën po jua paraqisnim në mënyrë të shkruar , por nga salla na është konfirmuar fakti se shefi Përparim Dema është njoftuar për këtë kërkesë. Më pas jemi paraqitur pranë Policisë Kufitare Rinas për të paraqitur kërkesën tonë por nga nënpunësit e kësaj policie na është thënë se shefi i ka urdhëruar të mos marin këtë kërkesë. Me këtë veprim Shefi Përparim Dema ka shkelur haptaz edhe nenin 5 të ligjit të mësipërm që ka të bëj me të   drejtat  për azil  në Republikën e Shqipërisë, I cili  garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Për këtë kërkesë meqënse nuk na e ka protokolluar policia, kemi njoftuar shefin Përparim Dema në numrin e tij të telefonit 06******** ku i kemi paraqitur kërkesën për azil të shtetasit Emre Olur, por shefi nuk ka kthyer përgjigje  dhe nuk e ka trajtuar këtë kërkesë në shkelje flagrante me ligjin Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” dhe si përfundim e ka dërguar shetasin Turk në Turqi pa  shqyrtuar më parë kërkesën e tij për Azil”, thuhet në kërkesëpadinë.

SI U KRYE NDALIMI I TIJ?

Emre Olur u arrestua në Rinas më 17 shtator. Ishin mediat turke ato raportuan për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Gazetari investigativ Erk Acarer postoi në Twitter se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë procedurat u hasën në "ngërç", duke bërë që Olur të mbetej në paraburgimin e Rinasit për t'u ekstraduar mëngjesin e sotëm. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar.  Përmes një shkrese zyrtare kërkoi që të strehoej në Shqipëri, pasi pretendon se në Truqi ndiqet penalisht për shkak të qëndrimeve të tij editoriale, kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.

përparim dema ahmet emre olur

Sondazh

Poll