Art&Argëtim

Aktorja e famshme shtrohet në spital pasi u plagos gjatë xhirimeve të filmit të ri në Kroaci

ktorja hollivudiane, Kate Winslet, ka mbërritur së fundmi në Kroaci ku po xhiron filmin e saj të ri, por është parë para spitalit në Dubrovnik për shkak të disa lëndimeve në xhirime.

19 Shtator 2022, 20:40 Nga s.s
Aktorja e famshme shtrohet në spital pasi u plagos gjatë xhirimeve
Kate Winslet

KROACI- Aktorja hollivudiane, Kate Winslet, ka mbërritur së fundmi në Kroaci ku po xhiron filmin e saj të ri, por është parë para spitalit në Dubrovnik për shkak të disa lëndimeve në xhirime. Fituesja e çmimit Oscar, është dërguar me furgon, ndërsa me të kanë shkuar edhe disa persona. Sipas burimeve Winslet ka lënduar këmbën, raporton deadline.com

Pas vizitës, mjekët vendosën se ajo nuk kishte nevojë për shtrimin në spital. Përfaqësuesi i saj tha për Daily Mail se ajo rrëshqiti dhe u dërgua në spital si masë paraprake. “Kate rrëshqiti dhe u dërgua në spital si masë paraprake e kërkuar nga produksioni. Ajo është mirë dhe do të vazhdojë xhirimet siç ishte planifikuar këtë javë”, ka thënë përfaqësuesi i aktores.

 





aktore hollywood oscar kate winslet kroaci dubrovnik

Sondazh

Poll