Art&Argëtim

"Na pushoi se nuk i ngrohëm pulën në orët e vona", Punonjësit e Shakirës rrëfehen për herë të parë

Një dokumentar ka fokusuar jetën private dhe profesionale të këngëtares së njohur Shakirës, ku më së shumti u fokusua në akuzat për mashtrim tatimor ndaj Shakirës. U zbulua se këngëtarja ka pushuar një punonjëse vetëm se ajo nuk pranoi që t'i ngrohte pulën në orët e vona të natës.

19 Shtator 2022, 19:35 Nga s.s
"Na pushoi se nuk i ngrohëm pulën në orët e vona",
Shakira

SPANJË- Një dokumentar ka fokusuar jetën private dhe profesionale të këngëtares së njohur Shakirës, ku më së shumti u fokusua në akuzat për mashtrim tatimor ndaj Shakirës. U zbulua se këngëtarja ka pushuar një punonjëse vetëm se ajo nuk pranoi që t'i ngrohte pulën në orët e vona të natës.

Sipas emisionit televiziv “Equipo de Investigacion” një çift i martuar, ish-punonjës të Shakirës, ​​kanë dhënë një intervistë dhe kanë pasur shumë për të thënë për sjelljen e saj, raporton protothema.gr.

Një nga momentet më tronditëse ishte kur ish-punonjësja tregoi arsyen e pretenduar se pse Shakira pushoi nga puna çiftin që punonte si ndihmës në shtëpi për të.

"Divier zëvendësoi Maritzën, gruan e tij, e cila kishte gatuar gjatë gjithë javës për 17 persona. Kur ishte natë vonë, ajo ishte shumë e lodhur dhe Shakira i kërkoi të ngrohte një pulë, por ajo i tha se nuk mund ta bënte më atë gjë, nuk do ta ngrohte pulën. Unë gatuaj për 17 persona gjatë gjithë ditës, nuk e bëj dot më", thuhet në raport.

Sipas raportit Shakira i ka thënë asaj: "Nëse nuk je e mirë për këtë, nuk je e mirë për asgjë tjetër dhe më pas ajo u pushua nga puna. Ishte një tronditje që Shakira pushoi stafin e saj për një copë pule. Ata nuk ishin Nuk ishin thjesht punëtorë shtëpie, por ishin kuzhinierë, shoferë dhe ata që organizonin mirëmbajtjen e shtëpisë. Ishte vërtet një kërkesë shumë e fortë".

 

shakira

Sondazh

Poll