Art&Argëtim

I martuar prej dy dekadash, Enrique Iglesias publikon pamjet kur puth në buzë fansen në Las Vegas

Dailymail shkruan se këngëtari, i cili është i lidhur me partneren e tij Anna Kournikova, për më shumë se dy dekada, është filmuar duke dhënë një puthje në faqen e fanses para se ajo të kthente kokën për ta puthur në buzë. 

18 Shtator 2022, 18:22 Nga I.A
I martuar prej dy dekadash, Enrique Iglesias publikon pamjet kur puth në
Enrique Iglesias

SHBA- Enrique Iglesias tronditi ndjekësit e tij teksa ndau një video duke puthur një fanse gjatë një koncerti në Las Vegas të premten mbrëma. Dailymail shkruan se këngëtari, i cili është i lidhur me partneren e tij Anna Kournikova, për më shumë se dy dekada, është filmuar duke dhënë një puthje në faqen e fanses para se ajo të kthente kokën për ta puthur në buzë. 

Enrique u duk i befasuar nga momenti, por e kapi fansen nga beli dhe e lejoi atë të bënte selfie para se të tërhiqej dhe të ikte teksa siguria e tij e shikonte me vështirësi.

Këngëtari, i cili ka pasur shfaqje të vazhdueshme në Sin City, më vonë ndau klipin në llogarinë e tij në Instagram për ta parë 17.1 milionë fansat e tij, duke shkruar: Natën e së premtes në LASVEGAS 

enrique iglesias

Sondazh

Poll