Art&Argëtim

"Unë e dua babin tim", Willow Smith rrëfehet për herë të parë për për shuplakën e babait të saj në Oscar

 Këngëtarja Willow Smith ka folur për marrëdhënien e saj me babain e saj, aktorin e njohur Will Smith. Ajo gjithashtu ka rrëfyer edhe për shuplakën e babait të saj ndaj prezantuesit Chris Rock, e cila tha se ai është njeri i mrekullueshëm dhe se e do shumë atë.

19 Shtator 2022, 19:24 Nga s.s
"Unë e dua babin tim", Willow Smith rrëfehet për
Willow Smith

SHBA- Këngëtarja Willow Smith ka folur për marrëdhënien e saj me babain e saj, aktorin, producentin dhe reperin Will Smith, në një intervistë të re për gazetën The Guardian. Këngëtarja 21-vjeçare është fëmija më i vogël i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith. Çifti ka edhe një djalë, Jaden, i cili është 24 vjeç, raporton protothema.gr.

Në intervistën e saj, e pyetur për incidentin në Oscars të këtij viti në të cilin Will Smith doli në skenë dhe goditi prezantuesin Chris Rock për shaka me gruan e tij, Jada, Willow Smith theksoi:

"Unë e dua babin tim. Prindërit e mi janë miqtë e mi më të mirë. Ata të dy janë njerëz të mrekullueshëm. Unë i dua jo vetëm sepse janë prindërit e mi, por sepse janë Will dhe Jada, të cilët kanë mendjet dhe zemrat e tyre të bukura, komplekse dhe mahnitëse".

Kujtohet se Willow Smith në deklaratat e saj të mëparshme, duke folur për shuplakën virale që babai i saj i dha Chris Rock, kishte thënë:

“Shuplaka nuk më tronditi aq shumë sa demonët e mi të brendshëm. Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz dhe i dua dhe i pranoj për gjithë njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe nga ne pritet të veprojmë në një mënyrë që nuk është e favorshme për një jetë të shëndetshme njerëzore dhe nuk është e favorshme për ndershmëri".

willow smith will smith jada pinkett

Sondazh

Poll