Bota

Osmani nuk humb kohë, niset drejt SHBA-së pas përfundimit të funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II

Në njoftim thuhet se Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden, në sesionin e 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

19 Shtator 2022, 19:24 Nga I.A
Osmani nuk humb kohë, niset drejt SHBA-së pas përfundimit të
Vjosa Osmani

SHBA- Pasi mori pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabetë II, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA. Gazeta Express shkruan se në njoftim thuhet se Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden, në sesionin e 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj vizite, Osmani pritet të zhvillojë takime me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare. Gjatë vizitës në New York, Presidentja Osmani do të shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në New York Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, ku në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA), krahas liderëve të tjerë botërorë do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Gjatë vizitës në New York, Presidentja Osmani, në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare. Presidentja Osmani, gjithashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë.

Ndërkaq në Fordham University, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjëratë, në të cilën do të flasë për reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Gjatë vizitës në New York, Presidentja Osmani do të shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

 

donika gërvalla-schwarz vjosa osmani

Sondazh

Poll