Politike

VIDEO/ Elva Margariti: Nuk e kam përfytyruar ndonjëherë veten me fustanin e bardhë

Celebrimin, ajo tregon se e kanë bërë kur vajza ishte 3 vjeçe. Madje, atë moment, ajo e ruan ende sot në kujtesën e saj sa herë sheh ndërtesën e gjendjes civile.

17 Shtator 2022, 22:18 Nga F.M
VIDEO/ Elva Margariti: Nuk e kam përfytyruar ndonjëherë veten me
Ministrja Elva Margariti

TIRANË- Ministrja Elva Margariti thotë se nuk e ka imagjinuar ndinjëherë veten me fustan të bardhë. Në një rrëfim për "Jo vetëm modë", Margariti shprehet se nga bashkëshorti nuk ka pasur ndonjë propozim të mirëfilltë martese, por që të dy i thanë “po” njëri-tjetrit heshturazi, me lindjen e vajzës së tyre. Celebrimin, ajo tregon se e kanë bërë kur vajza ishte 3 vjeçe. Madje, atë moment, ajo e ruan ende sot në kujtesën e saj sa herë sheh ndërtesën e gjendjes civile.

Pjesë nga biseda: 

Orinda Huta: Si u njohët me bashkëshortin?

Elva Margariti: Ne jemi njohur që në Tiranë në fakt, megjithëse vërtet kemi filluar të frekuentoheshim  kur kemi shkuar në Itali. Ai ishte kushëriri i shoqes time të ngushtë, jetonte edhe ai në Itali dhe filluam të frekuentoheshim, kur unë shkova në Itali ishte një gjë rastësore që erdhi pastaj me kohën, por ndërkohë ishim njohur që më përpara me familjet.

Orinda Huta: I bëtë të gjitha me etapa, i dogjët?

Elva Margariti: I dogjëm të gjitha.

Elva Margariti: Jo, jo dogjëm etapat, shaminë nuk e dogjëm asnjëherë. Unë nuk jam martuar me dasmë të vërtetë, me dasmë shqiptare.

Orinda Huta: Je penduar që s’ke veshur fustanin e bardhë?

Elva Margariti: Jo, them që do ketë pasur ndonjë arsye sepse nuk e kam përfytyruar ndonjëherë veten me fustan të bardhë.

Elva Margariti: Jo, e di sa herë ia thoja edhe shoqeve të mia këtë gjë, habiteshin, por s’e kam menduar ndonjëherë se cili mund të ishte modeli i fustanit të bardhë që mund të më shkonte. Përveç vendit që gjithmonë thoshim që nëse një ditë do të bëjmë një festë për të celebruar dashurinë me njerëzit që duam, duhet të ishte në një anije dhe në një udhëtim.

elva margariti

Sondazh

Poll