Aktualitet

EMRI+VIDEO/ Kërcet arma dhe në Korçë, plagoset një person në këmbë

Mësohet se nga të shtënat me armë një person është plagosur në këmbë.

18 Shtator 2022, 20:34 Nga I.A
EMRI+VIDEO/ Kërcet arma dhe në Korçë, plagoset një
Pamje nga Korca

KORÇË- Pas Shkodrës dhe në Korçë ka pasur të shtëna me armë. Mësohet se nga të shtënat me armë një person është plagosur në këmbë. 53-vjeçari është paraqitur në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri në Korçë është Romeo Berberi, ndërkohë që detajet se si ka ndodhur ngjarja ende janë të paqarta.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë“,

romeo berberi plagosje ne korce

Sondazh

Poll