Politike

“Burg për kondicionerin në Zvicër”/ Rama shfajësohet sërish: Ja mediat ku e lexova, s’e përhapa unë lajmin

Rama ka bashkëngjitur edhe dy linqe, duka ua faturuar mediave të huaja përhapjen e këtij lajmi.

17 Shtator 2022, 15:35 Nga F.M
“Burg për kondicionerin në Zvicër”/ Rama
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ‘shfajësuar’ sërish për përhapjen e një lajmi të rremë që Zvicra po i dënon me burg qytetarët që ngrohen duke e mbajtur kondcionerin e ndezur me më shumë se 19 gradë Celsius. Në një postim në Facebook, Rama ka bashkëngjitur edhe dy linqe, duka ua faturuar mediave të huaja përhapjen e këtij lajmi.

“Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane.  Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane. Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe dy nga shumë linqet e lajmit në fjalë! Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!”- shkrua Rama krah linqeve.

Qeveria Rama u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë energji. Në shumë deklarata është përdorur edhe shembulli i Zvicrës, duke nënvizuar lajmin që qytetarët në atë vend po dënohen me burg. Por, lajmi u përgënjeshtrua edhe nga vetë mediat zvicerane.

Markus Spörndli, një zëdhënës për Departamentin e Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit i cili citohet në Blick, tha se historia ishte keqkuptuar ose interpretuar gabimisht, pasi askush në vend nuk rrezikohet të marrë një dënim për ndezjen e kondicionerit, pavarësisht gradimit.

edi rama

Sondazh

Poll