Bota

Mbretëresha Elizabeth II- Funerali i saj mbahet nesër, ceremonia 'TOP SECRET', vetëm familja e ndjek

Mediat e huaja kanë publikuar planin e plotë për nesër, më 19 shtator 2022, kohë kur edhe do të bëhet varrimi i Mbretëreshës, nën masa të rrepta sigurie dhe në prani të liderëve dhe mbretërve nga e gjithë bota.

18 Shtator 2022, 18:47 Nga k.m.

 

Mbretëresha Elizabeth II- Funerali i saj mbahet nesër, ceremonia
Arkëmorti i mbretëreshës Elisabeth II

 

BRITANI E MADHE- Varrimi i mbretëreshës Elisabeth II do të bëhet pa kamera televizive, rreptësisht në mënyrë private. Mediat e huaja kanë publikuar planin e plotë për nesër, më 19 shtator 2022, kohë kur edhe do të bëhet varrimi i Mbretëreshës, nën masa të rrepta sigurie dhe në prani të liderëve dhe mbretërve nga e gjithë bota.

Programi i detajuar i varrimit:

Ora 8.30: Në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës përfundon pelegrinazhi i popullit që filloi mbrëmjen e së mërkurës.

Ora 10:00: Dyert e Westminster Abbey hapen për krerët e shteteve dhe të ftuar të tjerë që të hyjnë.

Ora 12:35: Arkivoli do të çohet në dalje të Parlamentit Britanik. Sipas protokollit, ajo do të shoqërohet nga 142 anëtarë të Marinës Mbretërore.

Ora 13:00: Fillon i ashtuquajturi shërbimi civil në prani të 2000 të ftuarve. Mes tyre krerë shtetesh dhe mbretër nga e gjithë bota

Ora 14:00: Ceremonia në ëestminster Abbey përfundon dhe arkivoli vendoset përsëri në kilibat. Dy minuta heshtje do të mbahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në orën 14:15

Ora 14:30: Kortezhi do të kalojë përpara pallatit Buckingnam dhe do të ndalojë disa çaste

Ora 15:00:  Arkivoli ngarkohet në makinën e varrimit të nisur për në ëindsor. Udhëtimi do të zgjasë dy orë. Në të majtë dhe të djathtë të rrugës pritet një turmë njerëzish.

Ora 17:40: Mbreti Charles III dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore hyjnë në kishë.

Ora 17:53: Kortezhi mbërrin në kapelën e Shën Gjergjit brenda kështjellës ëindsor dhe arkivoli vendoset në një bazament.

Ora 16:00: Fillon kortezhi mortor, pa u saktësuar kohëzgjatja e tij. Pasi të përfundojë, bazamenti do të tërhiqet, siç u bë në funeralin e Princit Philip . Familja mbretërore do të largohet ashtu si edhe kamerat.

Ora 21:30: Varrimi do të bëhet pa kamera, rreptësisht në mënyrë private.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll