Bota

GALERI- Dita e fundit, nesër varroset. Liderët botërorë i japin lamtumirën e fundit mbretëreshës Elisabeth II

Sot, në vendin ku po bëhen nderimet në "Westminster Hall", ka shkuar presidenti i SHBA Joe Biden, së bashku me bashkëshorten e tij, Jill. Presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill u panë duke qëndruar në një ballkon VIP duke parë arkivolin e Mbretëreshës, i cili është mbështjellë me flamuj.

18 Shtator 2022, 18:38 Nga k.m.
GALERI- Dita e fundit, nesër varroset. Liderët botërorë i
Pamje nga arkëmorti

BRITANI E MADHE- Liderë botërorë por edhe anëtarë të familjeve mbretërore kanë shfrytëzuar ditën e fundit për t'i bërë nderimet Mbretëreshës Elisabeth II. Sot, në vendin ku po bëhen nderimet në "Westminster Hall", ka shkuar presidenti i SHBA Joe Biden, së bashku me bashkëshorten e tij, Jill. Presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill u panë duke qëndruar në një ballkon VIP duke parë arkivolin e Mbretëreshës, i cili është mbështjellë me flamuj.

Presidenti amerikan preku dorën në zemrën e tij dhe u duk se përshëndeti shpejt monarken si gjest respekti. Çiftit iu bashkua ambasadorja e SHBA-së në Britaninë e Madhe, Jane Hartley, e cila uli kokën teksa i bëri nderimet madhërisë së saj.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte Macron, gjithashtu bënë nderimet e tyre, të ndjekur nga kreu i shtetit të Brazilit, Jair Bolsonaro dhe gruaja e tij Michelle. Nuk mungoi as presidenti armen Vahagn Khachaturyan.

Po ashtu, armëmorti i Elisabeth II, u vizitua edhe nga përfaqësuesit e më shumë se 20 familjeve mbretërore priten në funeral, duke përfshirë monarkët në fuqi të Holandës, Danimarkës dhe Norvegjisë.

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës, po ashtu edhe çifti tjetër, Juan Carlos dhe Sofia. Por të dy palët shkuan veç e veç për nderimet e fundit. Sot, nuk munguan as Mbreti Carl XVI Gustaf dhe mbretëresha Silvia e Suedisë. Kjo është dita e fundit për nderimet, pasi nesër, mbretëresha Elisabeth II, do të varroset pranë babait të saj. 

 

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll