18 Shtator 2022, 16:14
Nga d.a.
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se janë zbuluar qindra trupa në një varr masiv pranë qytetit Izium në pjesën lindore të Ukrainës. Një ekip gazetarësh nga rrjeti televiziv amerikan ABC News ishte në pyllin ku janë zbuluar qindra të varrosur pas tërheqjes së trupave ruse nga rajoni i Kharkiv-it.
Zyrtarët në Kharkiv thonë se kanë regjistruar prova për mbi 30 mijë krime lufte. Varri masiv në këtë pyll është dëshmi e frikshme e mizorive ruse në lindje dhe veri të Ukrainës. Qindra kryqe druri pushtojnë pyllin pranë qytetit Izium të çliruar kohët e fundit nga focat ukrainase.
Ekipet mjekoligjore po punojnë në një pjesë të vogël të pyllit. Shumica e kryqeve të drurit kanë vetëm numra. Zyrtarët thonë se në trupat e disa prej viktimave shihen qartë shenjat e torturave.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës tha një natë më parë se janë regjistruar më shumë se 34 mijë krime lufte gjatë agresionit gjashtë mujor rus.
Presidenti Zelenskyy tha se në zonat e Kharkivit, që kontrolloheshin më parë nga rusët, torturat ishin një dukuri e përhapur. Ai tha se janë gjetur shumë dhoma torturash në zonën e porsaçliruar.
Banorët thonë se familje të tëra janë shuar nga raketat ruse në ditës që pasuan fillimin e agresionit të Kremlinit. Serhiy Shtanko ka humbur mbi 40 pjesëtarë të familjes, fqinj, miq dhe të afërm.
“Nuk kam më asnjë ndjenjë. Që nga fillimi i sulmeve ruse kemi parë trupa kudo”.- tha Shtanko.
Presidenti ukrainas tha mbrëmë se janë zbuluar dhjetë dhoma torturash në zonën e Kharkivit që është çliruar kohët e fundit./VOA/
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi serhiy shtanko
Bota
18 Shtator 2022, 16:00
d.a.
Mbreti Charles dhe Albanese
BRITANI- Kryeministri australian Anthony Albanese thotë se tani nuk është koha për të diskutuar mund&e...
Bota
18 Shtator 2022, 15:52
d.a
gruri ukraineas
UKRAINË- Një total prej 165 anijesh me 3.7 milion ton produkte bujqësore në bord janë larguar nga Ukraina sip...
Bota
18 Shtator 2022, 15:45
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË-Ukraina ka rikthyer mbi 6.000 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga forcat ruse, ka thënë preside...
Bota
18 Shtator 2022, 15:23
d.a.
foto ilustruese
TURQI- Militantët kryen një sulm me raketahedhës në një postë ushtarake turke pranë kufirit sirian t&eum...
Bota
18 Shtator 2022, 15:11
d.a.
kufiri Kirgistan-Taxhikistan
KIRGISTAN- Kirgistani dhe Taxhikistani thanë të dielën se numri i të vdekurve nga konflikti i tyre kufitar...
Bota
18 Shtator 2022, 15:00
d.a.
Putin
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje Kirgistanit dhe Taxhikistanit që të de-përshkallëzohen pas konflikteve t&e...
Bota
18 Shtator 2022, 14:50
d.a.
Rusi
RUSI- Ushtria ruse, e cila është në kërkim të ushtarëve me kontratë për të marrë pjesë...
Bota
18 Shtator 2022, 14:37
d.a.
Aleksis Tsipras
GREQI- Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza-s, Aleksis Tsipras ka prezantuar programin dhe p...
Bota
18 Shtator 2022, 14:41
k.m.
Babis Anagnostopoulos
GREQI- Babis Anagnostopoulos ka shitur orën e tij Rolex, të cilën e kishte veshur në momentin që ...
Bota
18 Shtator 2022, 14:30
d.a.
Princ Andrew
BRITANI- Princi Andrew, fëmija i tretë dhe djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth i ka bërë homazhe nën...