Bota

Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të mëdhenj të parave në Evropë, 'lau' mbi 200 mln euro brenda vitit

Vendbanimi i tij aktual në burgun 'Alhaurin de la Torre' është larg vilës luksoze me një pishinë dhe sauna pranë Marbellas, vend që ai dhe gruaja e tij skoceze Nicola, e quanin shtëpi pak para arrestimit të tyre të hënën.

18 Shtator 2022, 18:11 Nga k.m.
Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të
Momenti i arrestimit

SPANJË- Një nga pastruesit më të mëdhenj të parave në Evropë të Kartelit Kinahan, Johnny Morrissey, i është dashur të ndërrojë këto pallate milionerësh dhe të takohet dhe të përshëndetet me të famshëm për të përfunduar një qeli të vogël burgu spanjoll. Vendbanimi i tij aktual në burgun 'Alhaurin de la Torre' është larg vilës luksoze me një pishinë dhe sauna pranë Marbellas, vend që ai dhe gruaja e tij skoceze Nicola, e quanin shtëpi pak para arrestimit të tyre të hënën.

Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të
Johnny Morrissey dhe Nicola

Kalaja me shtatë dhoma gjumi, me vlerë 5 milionë euro shtrihet pas mureve të larta të veshura me gardhe metalike dhe kamera është vendi ku u arrestua Morrissey. Burime të vendosura mirë thanë dje se çifti u kishte dhënë me qira vilën pushuesve për gati 6,000 euro në javë, ndërsa ata "vendosën" diku tjetër pasi autoritetet amerikane identifikuan publikisht Morrissey-n si një anëtar kyç të Kartelit Kinahan.

Fqinjët thanë dje se kishin parë Morrissey duke vizituar rregullisht rezidencën gjatë javëve të fundit. Një vendas spanjoll, i cili kërkoi të mos identifikohej me emër, tha: Ai kishte makina të ndryshme, por më kujtohet që ai drejtonte një Range Rover të zi. Ai gjithashtu mburrej se kishte një automjet të blinduar. Ne e quanim El Calvo që në anglisht do të thotë 'qeros'. Ai nuk tregonte sesi i fitonte paratë.

Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të
Pamje nga vila
Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të
Pamje nga vila
Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të
Pamje nga vila

Policia spanjolle është e bindur se Morrissey ishte klient i rregullt në një poligon qitjeje pranë Malagas, e dinte se ditët e tij të lirisë po i afroheshin fundit pas zbulimit të aktivitetit të tij. Morrissey ishte një nga shtatë personat, duke përfshirë bosin e krimit Christopher Kinahan Sr dhe djalin e tij Daniel, të goditur me sanksione nga Departamenti Amerikan i Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja.

Nero Drinks ishte një nga tre kompanitë e përfshira në listë dhe të ndaluara nga tregtimi në Shtetet e Bashkuara.

Garda Civile spanjolle, e cila udhëhoqi operacionin kundër Morrissey, bëri me dije se i arrestuari dyshohet se ka ndihmuar bandat e krimit të pastrojnë më shumë se 200 milionë euro. Përfundim ky që ka dalë nga hetimet që zgjatën 18 muaj. Ata e përshkruan kartelin si "organizatën më të rëndësishme kriminale ndërkombëtare që operoi në Spanjë e dedikuar për pastrimin e parave".

Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të
Momenti i arrestimit
Arrestohet në Spanjë një nga pastruesit më të
Momenti i arrestimit

Metoda informale "Hawala" e lëvizjes së parave dihet se është adoptuar nga bandat kriminale që përdorin numra kodi, si psh. kartëmonedhat e grisura në gjysmë, për të vërtetuar se paratë janë detyrime financiare. Morrissey dyshohet se e përdori këtë metodë për të lëvizur sasi të mëdha parash, përfshirë trafikun e drogës.

Ai dhe një britanik, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u mbajtën në paraburgim. I prangosuri tjetër është një shitës i makinave të përdorura që thuhet se i ka siguruar Morrissey-t automjete të modifikuara, ku paratë mund të fshiheshin në ndarje të fshehta. Në pranga u vendos edhe gruaja e tij 46-vjeçare, por tani ajo është liruar me kusht. Aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj./sundayworld.com

johnny morrissey arrestohet johnny morrissey

Sondazh

Poll