18 Shtator 2022, 18:02
Nga I.A
Pamje nga lufta
UKRAINË- Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, thotë se ata besojnë se po luftojnë kundër të burgosurve rusë dhe jo ushtarëve rusë, njoftoi gazeta ‘The New York Times’.
Dyshimet janë ngritur pas shqyrtimit të disa pamjeve filmike postuar në internet, të cilat duket se tregojnë përfaqësuesit e ‘The Wagner Group’, një kompani private ushtarake ruse, tek u premton të burgosurve, liri, në shkëmbim të përfshirjes në luftë në Ukrainë për gjashtë muaj. Megjithatë gazeta bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte vërtetësinë e videos.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se kapja e Bakhmutit është një nga qëllimet kryesore të sulmit në Ukrainë.
Gjatë një interviste që pritet të transmetohet të dielën në mbrëmje, presidenti Joe Biden paralajmëroi sërish presidentin Putin mbi rrezikun që paraqet përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Mos, mos, mos (e bëj)! Do të ndryshoni gjithçka që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zoti Biden në një intervistë për rrjetin televiziv ‘CBS News’.
Zoti Biden nuk komentoi në mënyrë specifike se cila do të ishte përgjigjia e SHBA-ve nëse Rusia do të përdorte armë kimike ose bërthamore në Ukrainë.
"Ata do të shndërrohen edhe më shumë të padëshirueshëm nga sa kanë qenë ndonjëherë në mbarë botën”, shtoi ai. "Në varësi të asaj që ata bëjnë, do të përcaktojmë se çfarë reagimi do të ndërmarrim".
Ky nuk ishte paralajmërimi i parë i presidentit Biden ndaj zotit Putin. Pas një takimi me partnerët e Bashkimit Evropian, G-7-ës dhe aleatët e NATO-s në muajin mars, zoti Biden tha se aleanca do t'i përgjigjet "në të njëjtën mënyrë" përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Ne do të përgjigjemi nëse ai i përdor ato”, tha zoti Biden, duke iu referuar zotit Putin. "Natyra e përgjigjes varet nga natyra e përdorimit".
Një muaj më vonë, zoti Biden e quajti ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov si të papërgjegjshëm, duke iu referuar komenteve të këtij të fundit në televizionin shtetëror rus, se rreziqet e luftës bërthamore ishin të larta.
"Askush nuk duhet të bëjë komente boshe mbi përdorimin e armëve bërthamore apo mbi nevojën e përdorimit të tyre", tha presidenti Biden.
Marrë nga VOA
vladimir putin
Bota
18 Shtator 2022, 17:50
I.A
Pamjet nga takimi
UKRAINË- Një video e publikuar së fundmi në rrjet, tregon pamjet kur një ushtar ukrainas takon djalin pas gjasht...
Bota
18 Shtator 2022, 17:48
I.A
pamje nga marshi
SERBI- Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të bëjë gjithçka që të identifikoj...
Bota
18 Shtator 2022, 17:37
I.A
Aleksandër Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko deklaroi se bota është në prag të luft...
Bota
18 Shtator 2022, 17:25
I.A
Funerali per mbretereshen Elisabeth II
ANGLI- Pjesa më e madhe e Britanisë do të ndalojë të hënën për funerali...
Bota
18 Shtator 2022, 17:14
I.A
Gent Asani
MAQEDONI E VERIUT- Mbrëmjen e së shtunës diku rreth orës 19 e 30, me armë zjarri u qëllua për vdekje i riu 28...
Bota
18 Shtator 2022, 16:14
d.a.
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se janë zbuluar qindra trupa në një varr masiv pranë qytetit Izium ...
Bota
18 Shtator 2022, 16:00
d.a.
Mbreti Charles dhe Albanese
BRITANI- Kryeministri australian Anthony Albanese thotë se tani nuk është koha për të diskutuar mund&e...
Bota
18 Shtator 2022, 15:52
d.a
gruri ukraineas
UKRAINË- Një total prej 165 anijesh me 3.7 milion ton produkte bujqësore në bord janë larguar nga Ukraina sip...
Bota
18 Shtator 2022, 15:45
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË-Ukraina ka rikthyer mbi 6.000 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga forcat ruse, ka thënë preside...
Bota
18 Shtator 2022, 15:23
d.a.
foto ilustruese
TURQI- Militantët kryen një sulm me raketahedhës në një postë ushtarake turke pranë kufirit sirian t&eum...