Bota

Babis Anagnostopoulos shet Rolexin që kishte veshur në momentin kur vrau gruan

Por duke qënë se është në burg, sigurisht që piloti 34-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm nuk u mor vetë me shitjen, por ia besoi një avokateje femër nga Athina.

18 Shtator 2022, 14:41 Nga k.m.
Babis Anagnostopoulos shet Rolexin që kishte veshur në momentin kur
Babis Anagnostopoulos

GREQI- Babis Anagnostopoulos ka shitur orën e tij Rolex, të cilën e kishte veshur në momentin që i mori jetën gruas së tij, Caroline Crouch në Glyka Nera. Anagnostopoulos vendosi të hiqte qafe orën model "Submariner", duke e shitur tek një person i paidentifikuar për 7800 euro. Por duke qënë se është në burg, sigurisht që piloti 34-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm nuk u mor vetë me shitjen, por ia besoi një avokateje femër nga Athina.

Procesi, sipas “burimeve” të protothema.gr, ka nisur rreth 4 muaj më parë dhe marrëveshja është mbyllur përfundimisht mesditën e së premtes.

Babis Anagnostopoulos shet Rolexin që kishte veshur në momentin kur

Juristja është takuar me blerësin e orës në një kafene të njohur në Kolonaki dhe pasi kanë rënë dakord për procedurat nesër në mesditë, klienti do të paguajë shumën prej 7800 euro dhe do të nënshkruajë marrëveshjen për shitjen e Submariner. Një orë e tillë kushton nga $8,950 to $37,950  në varësi të ngjyrave dhe modelit./Protothema

babis anagnostopoulos greqi babis anagnostopoulos shet oren e tij

Sondazh

Poll