Bota

Forcat turke dhe militantët kurdë përleshen në kufirin me Sirinë

Ai nuk i identifikoi militantët, por forcat turke janë në konflikt në atë rajon me milicinë kurde siriane YPG, të cilën Ankaraja e konsideron një grup terrorist dhe që është një pjesë kyçe e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA.

18 Shtator 2022, 15:23 Nga d.a.
Forcat turke dhe militantët kurdë përleshen në kufirin me
foto ilustruese

TURQI- Militantët kryen një sulm me raketahedhës në një postë ushtarake turke pranë kufirit sirian të dielën, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur një tjetër, tha ministria e mbrojtjes e Turqisë.

Sipas Reuters, ai nuk i identifikoi militantët, por forcat turke janë në konflikt në atë rajon me milicinë kurde siriane YPG, të cilën Ankaraja e konsideron një grup terrorist dhe që është një pjesë kyçe e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA.

Ministria tha se pas sulmit në postën në Suruc, në provincën Sanliurfa, forcat turke u hakmorrën dhe 12 terroristë u neutralizuan.

“Objektivat u identifikuan në zonë dhe u qëlluan menjëherë, me 12 terroristë të neutralizuar sipas informacioneve fillestare”, thuhet në deklaratë. Termi i neutralizuar zakonisht do të thotë i vrarë. Ai shtoi se operacionet po vazhdonin në zonë.

perplasjet turqi-siri ministria e mbrojtjes turke

Sondazh

Poll