Aktualitet

BILANCI/ Reshjet në Tropojë, shkatërrohen urat dhe tokat bujqësore, ngordhën bagëtitë

Njësitë administrative Bytyç, Bujan, Llugaj e Fierzë janë më të prekurat.

18 Shtator 2022, 13:53 Nga A.B
BILANCI/ Reshjet në Tropojë, shkatërrohen urat dhe tokat
Permbytje

TROPOJË- Reshjet e dy ditëve më parë në Tropojë, kanë lënë pas dëme te konsiderueshme në infrastrukturë, bujqësi e blegtori. Njësitë administrative Bytyç, Bujan, Llugaj e Fierzë janë më të prekurat. Disa ura dolën jashtë funksionit për shkak të gërryerjes së argjinaturave dhe pjesëve anësore të tyre, tokat bujqësore me te mbjella u shkatërruan e bagëtitë ngordhën. 

Sot kanë mbërritur mjetet e batalionit të Xhenios nga forcat e Armatosura dhe ato të Emergjencave Civile, të cilat kanë nisur punën menjëherë në terren për të rivendosur situatën në ato zona ku është më problematike. Dëmet janë të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore që lidh disa njësi administrative me qytetin e Bajram Currit, konkretisht segmented Sopot-Kam, Bajram Curri-Fierzë, Lekbibaj-Fierzë, Nikaj Mertur-Fierzë, Margegaj-Bajram Curr.

Situata e motit në Tropoje u përkeqësua mbrëmjen e së premtes, ndërsa gjatë natës dhe orëve te para të së  shtunës u shkaktuan edhe dëmet në fshatrat e tre njesive administrative.

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi shprehet se reshje të tilla nuk ka pasur asnjëherë më parë.

“Tropoja kaloi një situatë mjaft të vështirë, reshjet kanë përfunduar por ka lënë pas pasoja jashtzakonisht të mëdha. Dëme në rrugë, blegtori, bujqësi etj. Bashkia ka nxjerrë grupin e ekspertëve për të parë situatën në terren. Njësia administrative Bytyqi, Lekbibaj dhe Fierza kanë pasur dëme më të shumta. Javës tjetër besoj do të dalim me një evidencë të saktë” tha ai.

60 fshatra janë prekur nga reshjet dhe përmbytjet, 14 ura janë dëmtuar nga prurjet e shumta të përrenjve dhe lumenjve, 264 km rrugë rurale kërkojnë ndërhyrje totale, ka dëme në blegtori dhe rrjetin elektrik.

reshje ne tropoje tropoje

Sondazh

Poll