Aktualitet

Moti i keq, Ministria: Situata në Kukës dhe Tropojë e qetë, rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se po vijon puna për zhbllokimin e rrugës Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë

18 Shtator 2022, 11:39 Nga A.B
Moti i keq, Ministria: Situata në Kukës dhe Tropojë e qetë,
Reshje

TIRANË- Situata në të gjitha qarqet është e qetë dhe e normalizuar. Një ditë pas reshjeve të dendura, vetëm pak akse kanë problematikie. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se po vijon puna për zhbllokimin e rrugës Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë dhe po punohet për rikthimin e energjisë në Fierzë dhe Valbonë.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë. Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave. Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.

Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë:

- Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine,Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj,B.Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë)
- Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.
- Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë.
- Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit.
Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika.

mot i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll