Aktualitet

Gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, tërhiqet Besnik Dervishi

Një kandidat më pak për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, organ që në mbledhjen e fundit ka vendosur për verifikimin e pasurisë së kandidatit Gent Ibrahimi.

18 Shtator 2022, 13:04 Nga k.m.
Gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, tërhiqet Besnik
Besnik Dervishi

TIRANË- Besnik Dervishi është tërhequr nga gara si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Një kandidat më pak për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, organ që në mbledhjen e fundit ka vendosur për verifikimin e pasurisë së kandidatit Gent Ibrahimi.

Gazetari Arsen Rusta shkruan për Report Tv se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës përcaktoi detyrat për ekspertin kontabël V. Kraja lidhur me kryerjen e analizës së raport kontrollit të kryer nga ILDKPKI për kandidatin Gent Ibrahimi. Pasi të mbarojë hetimi, materiali i përpiluar do t'i vihet në dispozicion KED brenda datës 7 tetor 2022.

Gjykata Kushtetuese është tashmë me 8 anëtarë. I fundit që u zgjodh është Ilir Toska, i cili do të zëvendësojë në detyrë gjyqtarin Gani Dizdari.

Tani Gjykata e Lartë propozon dhe ka të drejtë emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. Tre përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti. Aktualisht, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë: (Kryetarja) Vitore Tusha, (anëtarët) Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Altin Binaj, Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Ilir Toska.

besnik dervishi gjykata kushtetuese gara per gjykaten kushtetuese

Sondazh

Poll