Aktualitet

Me maskë në fytyrë po tentonte të grabiste një vilë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Në këtë rrethanë agjentët kanë mundur të bllokojnë njeriun, i cili në tentativë për t'u arratisur ka gjuajtur me gur agjentët duke e goditur njërin. 

18 Shtator 2022, 11:12 Nga d.a.
Me maskë në fytyrë po tentonte të grabiste një
Policia italiane

ITALI- Mbrëmjen e djeshme të datës 17 shtator, në kuadër të shërbimeve të jashtëzakonshme të kontrollit territorial me qëllim parandalimin dhe shuarjen e krimeve të natyrës grabitqare, me bashkëpunimin e një efektivi të Policisë Rrugore, efektivët e Volantëve të arrestuar në flagrancë, në Atripalda, një tridhjetë vjeçar shqiptar, i cili me maskë në fytyrë po kryente një vjedhje në një shtëpi lokale.

Sipas mediave vendase, në këtë rrethanë agjentët kanë mundur të bllokojnë të riun, i cili në tentativë për t'u arratisur ka gjuajtur me gur agjentët duke e goditur njërin. Në momentin e ndërhyrjes, dy kriminelë të tjerë janë zhdukur në fshatin përreth, duke i humbur gjurmët. 

Në vend u gjetën mjete të përshtatshme për vjedhje në disponim, të përdorura për të depërtuar në shtëpinë e viktimës. Shqiptari në pritje të konfirmimit të arrestit, është ndaluar në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë.

 

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll