Aktualitet

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, krerët e Policisë së Shtetit takim të “fshehtë” në SPAK

Një takim i fshehtë është mbajtur gjatë ditëve të fundit në SPAK, por nuk ka ende detaje lidhur me çfarë është diskutuar nga palët lidhur me zhdukjen më të bujshme të viteve të fundit në Shqipëri.

18 Shtator 2022, 12:21 Nga k.m.
Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, krerët e Policisë së
Foto ilustruese

TIRANË- Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit Jeton Lami ka 'dërguar' krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Një takim i fshehtë është mbajtur gjatë ditëve të fundit në SPAK, por nuk ka ende detaje lidhur me çfarë është diskutuar nga palët lidhur me zhdukjen më të bujshme të viteve të fundit në Shqipëri. Mendohet që të jetë kërkuar marrja e dosjes për hetim nga SPAK, pasi tani është në duart e hetuesëve të Kurbinit. 

Ndërsa Jeton Lami, personi që pa i fundit Martinajn, nga burgu i Shën Kollit, ku po vuante masën e sigurisë "arrest me burg", është sjellë tek "302" në Tiranë. Lidhur me të, nga Policia është kërkuar që ish-efektivi të merret në pyetje nga prokurorët e Struktuës së Posaçme pasi deri në këtë moment ai nuk ka treguar për njohjen e tij më Martinaj apo për implikimin e zyrtarëve të lartë me të shumëkërkuarin.

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 8 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa dje paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, shumë shpejt do kemi prova. Por nuk dha një datë.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll