Aktualitet

Shqipëria s'pranoi kërkesën për azil, deportohet drejt Turqisë këshilltari i bosit të krimit

Autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë.

18 Shtator 2022, 10:32 Nga A.B
Shqipëria s'pranoi kërkesën për azil, deportohet drejt
Momenti i ndalimit

TURQI- Emre Olur, i njohur si këshilltari për shtyp i kokës së mafias turke, Sedat Pekerit ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Stamboll rreth orës 09:15. Autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë.

Mediat turke raportojnë se Olur, u mor nga ekipet e Interpolit e më pas u dërgua në aeroportin e Stambollit me fluturimin e planifikuar të Air Albania. 

Shqipëria s'pranoi kërkesën për azil, deportohet drejt

Ai do të hetohet për veprat penale: “Kanosja”, “Lëvdimi i krimit dhe i kriminelit”, “Fyerja”, “Anëtar i një organizate të krijuar me qëllim kryerjen e një krimi”, Lëndim i thjeshtë', 'Me mesazh zanor, të shkruar ose me video'.

ITINERARI:

Anëtari i organizatës kriminale shkoi në Maqedoninë e Veriut më datë 23.05.2021. Më pas ai udhëtoi në Emiratet e Bashkuara, Arabe-Abu Dhabi më datë 12.09.2022. Më datë 16.09.2022, Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Ambasada në Abu-Dhabi njoftuan Departamentin e Policisë së Turqisë. Më pas u zbulua se Olur do të shkonte në Serbi. Autoritetet serbe nuk iu përgjigjen pozitivisht kërkesës për dëbim, pasi ai ishte pasagjer ndërkombëtar. Më pas u morën informacione se ai do udhëtonte nga Serbia në Tiranë, më datë 17.09.2022.

Në kryeqytetin tonë, Olur është deportuar në orën 06:30 nga zyrtarë të Interpolit duke u dërguar në Aeroporti i Stambollit. Më pas, atje ai iu është dorëzuar nëpunësve të Departamentit të Luftës ndaj Krimit të Organizuar.

SI U KRYE NDALIMI I TIJ?

Emre Olur u arrestua në Rinas më 17 shtator. Ishin mediat turke ato raportuan për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Gazetari investigativ Erk Acarer postoi në Twitter se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë procedurat u hasën në "ngërç", duke bërë që Olur të mbetej në paraburgimin e Rinasit për t'u ekstraduar mëngjesin e sotëm. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. 

Përmes një shkrese zyrtare kërkoi që të strehohej në Shqipëri, pasi pretendon se në Truqi ndiqet penalisht për shkak të qëndrimeve të tij editoriale, kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.

emre olur

Sondazh

Poll