Aktualitet

Vidhte me dhunë varëset dhe çantat e dorës, arrestohet 32-vjeçari në Durrës (EMRI)

Pas ndalimit të tij, u bë e mundur zbulimi dhe zbardhja e dy vjedhjeve të tjera të kryera nga Doraci.

18 Shtator 2022, 10:10 Nga A.B
Vidhte me dhunë varëset dhe çantat e dorës, arrestohet
Policia

DURRËS- Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Jurgen Doraci i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një qytetareje të Durrësit. Pas ndalimit të tij, u bë e mundur zbulimi dhe zbardhja e dy vjedhjeve të tjera të kryera nga Doraci i cili po ashtu kishte vjedhur me dhunë çantën dhe varësen e dy grave të tjera në Durrës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Durrës, operacioni policor i koduar “Ndjekja”. Vihet në pranga 32-vjeçari që dyshohet se i vodhi me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje. 32-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i 2 rasteve të tjera të vjedhjes me dhunë, në qytetin e Durrësit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

J. D., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ky shtetas dyshohet se më datë 16.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Dh. M. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2022, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases Xh. H., ndërsa më datë 13.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen, shtetases M. B. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne durres durres jurgen doraci

Sondazh

Poll