Dhunuan një person dhe penguan zbardhjen e ngjarjes, arrestohen 3 autorët në Sarandë (EMRAT)
Në pranga ka përfunduar Sinan Proda, i dënuar më parë për vrasje, Enrik Proda dhe Armando Hako.
SARANDË- Tre persona janë arrestuar në Sarandë pasi kanë dhunuar me sende të forta një 42-vjeçar. Në pranga ka përfunduar Sinan Proda, i dënuar më parë për vrasje, Enrik Proda dhe Armando Hako.
Ngjarja ndodhi më 12 shtator. Tre personat, kanë shkuar rreth orës 22:30 të maskuar dhe me armë te bar restorant “Sunset” në lagjen nr.4 dhe kanë qëlluar me sende të forta 42-vjeçarin E.Kushova, teksa në lokal ka pasur dhe klientë të tjerë. Kushova ka qenë duke darkuar me familjen kur e qëlluan. Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet tip “Ford” me targa italiane. Ditën e djeshme policia ka mundur t’u vërë prangat tre autorëve të dyshuar, të cilët dyshohen dhe për vepra të tjera penale.
Armando Hako rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë të një automjeti, ngjarje e ndodhur në 5 gusht 2013 në fshatin Nivicë të Sarandës, ku në bashkëpunim me Lulëzim Tabakun i vodhën me kallashnikov makinën Thanas Mungulit për larje hesapesh.
Sinan Proda, babai i Enrikut akuzohet se ka ndërruar targën e mjetit dhe e ka fshehur. Sinan Proda akuzohet se në vitin 2010 në Tiranë ka vrarë me thikë fqinjin e tij te “Komuna e Parisit” të quajtur Dritan Selimi.
Dhunimi i 42-vjeçarit, dyshohet të jetë kryer për prishje pazaresh.
NJOFTIMI I POLICISË
Goditën me sende të forta një shtetas dhe kryen veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, 2 prej tyre me precedentë të mëparshëm penal. Sekuestrohen sende të jashtëligjshme që posedonin autorët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë. Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.
Sondazh
FOTO/ Digjet 'Benz-i' në ‘Rrugën e Kombit’, shoferi dhe pasagjerët dalin nga mjeti në kohë
Diget makina KUKËS- Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në Rrugën e Kombit. Deri më tani mësohet se...
Plagosi me thikë dhe vodhi 20-vjeçarin shqiptar 7 muaj më parë, arrestohen në Francë dhe ekstradohet drejt Italisë
Policia italiane ITALI- Një 24-vjeçar u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Itali mëngjesin e djeshëm pasi ndaj tij ...
VD- Moratoriumi i gjuetisë, Rama: Rriti me 80 mijë numrin e shpendëve të egër
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme pamje nga kamerat kurth, të cilat kanë kapur ima...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 18 shtator 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë rrufenë e fu...
Ishte arrestuar pak orë më parë, vetëvritet 28-vjeçari shqiptar brenda burgut në Itali
Burg ITALI- Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është vetëvrarë gjatë natës në burgun Forlì. K&e...
FOTO- Sherri mes shqiptarëve në Itali, ky është 23-vjeçari shkodran që humbi jetën
Emanuel Rroku ITALI- Dy netë më parë, një festë mes shqiptarëve në Milano la të vdekur një 23-vjeç...
Sot ndalojnë reshjet e shiut! HARTA LIVE- Ulen temperaturat, parashikimi i motit
Moti TIRANË- Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të pakët, ku më të...
Shqipëria përballë nevojës për shtimin e prodhimit të misrit, VOA: Duhet të importojë mbi 100 mijë ton
Misër SHQIPËRI- Pas një viti bujqësor të vështirë, për shkak të motit, por edhe rritjes së pa parashikuar...
U arrestua në Rinas, Shqipëria ende s’pranon strehimin e turkut, familja: Do rrijë vetëm 1 javë, më pas do ikë në Dubai
Emre Olur TIRANË- Shqipëria ende nuk ka pranuar kërkesën për azil të turkut Emhre Olur, i cili është arrestuar dit...
Covid në Shqipëri, Alimehmeti: S’kemi nevojë të marrim grushte me ilaçe, ky dimër do jetë më i lehtë
Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku epidemiolog dhe njëkohësisht lektor në Universitetin e Mjekësisë Ilir Alimehmeti i ftuar në...
