Aktualitet

VD- Moratoriumi i gjuetisë, Rama: Rriti me 80 mijë numrin e shpendëve të egër

Kreu i qeverisë shkruan se falë moratoriumit është rikthyer normaliteti në habitatet natyrore.

18 Shtator 2022, 09:12 Nga A.B
VD- Moratoriumi i gjuetisë, Rama: Rriti me 80 mijë numrin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme pamje nga kamerat kurth, të cilat kanë kapur imazhe të kafshëve në rrezik, por edhe shpendëve. Kreu i qeverisë shkruan se falë moratoriumit është rikthyer normaliteti në habitatet natyrore, ndërsa është rritur numri i vizitorëve në zonat e mbrojtura, të cilat tashmë janë kthyer atraksione për turistët vendas e ata të huaj. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Mirëmëngjesi dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë.

edi rama

Sondazh

Poll