Aktualitet

FOTO- Sherri mes shqiptarëve në Itali, ky është 23-vjeçari shkodran që humbi jetën

Plumbave nuk ju ka shpëtuar dot një 23-vjeçar shqiptar i cili ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital. I riu që ka humbur jetën quhet Emanuel Rroku me origjinë nga Shkodra.

18 Shtator 2022, 07:33 Nga A.B
FOTO- Sherri mes shqiptarëve në Itali, ky është
Emanuel Rroku

ITALI- Dy netë më parë, një festë mes shqiptarëve në Milano la të vdekur një 23-vjeçar. Një grup shqiptarësh që po festonin në një lokal janë konfliktuar për një femër. Kaq ka mjaftuar që 34-vjeçari shqiptar Rigels Gjinaj të qëllojë me armë ndaj një bashkëkombasi 30-vjeçar.

Plumbave nuk ju ka shpëtuar dot një 23-vjeçar shqiptar i cili ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital. I riu që ka humbur jetën quhet Emanuel Rroku me origjinë nga Shkodra.

FOTO- Sherri mes shqiptarëve në Itali, ky është

Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar, por ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u rrah nga shqiptarët e tjerë në lokalin ku po festonin. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një bashkatdhetar 30-vjeçar.

Përplasja e përgjakshme ndodhi më 16 shtator, rreth orës 23:30 në qendër të komunës së vogël që ndodhet në provincën e Milanos. 3 shqiptarët e përfshirë në të shtënat me armë ishin pjesë e një grupi të përbërë nga dhjetëra bashkëkombës. Nën efektin e alkoolit dhe për shkaqe banale, sherri shpërtheu në të shtëna me armë në rrugë.

emanuel rroku rigels gjinaj

Sondazh

Poll