Aktualitet

Dhuna ndaj Kushovës në Sarandë/ Autorët e maskuar e terrorizuan para familjes në lokal, ndërruan targën

Sinan Proda, babai i Enrikut akuzohet se ka ndërruar targën e mjetit dhe e ka fshehur. 

18 Shtator 2022, 10:04 Nga A.B
Dhuna ndaj Kushovës në Sarandë/ Autorët e maskuar e
Policia

SARANDË- Sinan Proda, Enrik Proda dhe Armando Hako dhunuan dhe kërcënuan me armë një 42-vjeçar në Sarandë. Policia i ka vënë në pranga ditën e sotme, madje këta persona akuzohen dhe për pengim të së vërtetës. 

Ditën e hënë më 12 shtator kanë shkuar rreth orës 22:30 të maskuar dhe me armë te bar restorant “Sunset” në lagjen nr.4 dhe kanë qëlluar me sende të forta 42-vjeçarin E.Kushova, teksa në lokal ka pasur dhe klientë të tjerë. Kushova ka qenë duke darkuar me familjen kur e qëlluan.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet tip “Ford” me targa italiane. Ditën e djeshme policia ka mundur t’u vërë prangat tre autorëve të dyshuar, të cilët dyshohen dhe për vepra të tjera penale.

Proda rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasje ndërsa Hako i dënuar më parë për vjedhje me armë.

Armando Hako rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë të një automjeti, ngjarje e ndodhur në 5 gusht 2013 në fshatin Nivicë të Sarandës, ku në bashkëpunim me Lulëzim Tabakun i vodhën me kallashnikov makinën Thanas Mungulit për larje hesapesh.

Sinan Proda, babai i Enrikut akuzohet se ka ndërruar targën e mjetit dhe e ka fshehur. 

Sinan Proda akuzohet se në vitin 2010 në Tiranë ka vrarë me thikë fqinjin e tij te “Komuna e Parisit” të quajtur Dritan Selimi.

Dhunimi i 42-vjeçarit, dyshohet të jetë kryer për prishje pazaresh mes Prodës Hakos dhe Kushovës.

sinan proda endrik proda armando hako

Sondazh

Poll