Art&Argëtim

“Ç’faj kanë fëmijët”, Arbana Osmani kritikohet për rikthimin në ekran, moderatorja: Vajza s’ishte planifikuar

Në përgjigjen e saj, Arbana shkruan se projektet profesionale kanë nisur pa u planifikuar ende shtatzënia dhe nuk mund të lërë në gjysmë diçka për të cilën ka firmosur.

17 Shtator 2022, 23:21 Nga F.M
“Ç’faj kanë fëmijët”, Arbana Osmani
Arbana Osmani

TIRANË- Arbana Osmani është konfirmuar si moderatore e sezonit të dytë të “Big Brother Vip”, pork jo gjë ka sjellë kritika nga ndjekësite saj, shumë prej tyre e pyesin se përse e mor ivendimin të rikthej kaq shpejt në ekran, ende pa iu rritur vajza që sapo solli në jetë.

Në përgjigjen e saj, Arbana shkruan se projektet profesionale kanë nisur pa u planifikuar ende shtatzënia dhe nuk mund të lërë në gjysmë diçka për të cilën ka firmosur.

“Shpejt është. Me Jonin u ktheva pas dy vitesh shkëputje. Me Diellin shumë më pak dhe isha më e lumtur me rikthimin në punë shpejt. Kësaj here punët kanë qenë planifikuar gati një vit më parë (pa patur në plan shtatzëni kaq shpejt) dhe në pamundësi për t’i shtyrë do shohim si do menaxhojmë bashkë me Zoin; do Zoti do ia dalim. Por pavarësisht se fëmijë sjellin lumturi pafund, puna për mua është gjithashtu e rëndësishme dhe burim energjie, dhe megjithëse po kënaqem shumë me fëmijët në shtëpi, mezi pres të rifilloj gjithashtu projekte që i kam shumë përzemër dhe me shumë ambicje”– shkruan Arbana.

 “Ç’faj kanë fëmijët për planet e tua, ata duan praninë tuaj sidomos këto muajt e pare,”- shkruan një tjetër ndjekës.

 “Nëse mendon se mesazhi yt do më bëjë të ndihem keq apo në faj, më vjen keq por e ke kot. Dhe një grua nuk fiton asgjë duke ulur një grua tjetër. Fëmijët do bëhen pjesë e planeve të mia; jo vetëm në muajt e parë por gjithë jetë. Mama e lumtur, fëmijë të lumtur,”- përgjigjet Arbana.

arbana osmani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shtator 2022, 22:34 k.m.

Kanye West: Nuk kam lexuar kurrë libër

Kanye West SHBA- Kanye West ka zbuluar se ai kurrë nuk ka lexuar një libër. Kanye, 45 vjeç, bashkëbisedoi me CEO dhe bashk&...