Art&Argëtim

VIDEO/ Ëngjëll Agaçi e puth në faqe, biznesmeni i mban ndezur fishekzjarret, kush janë ‘yjet’ që festuan me Nanon, mungon Rama

Veshur me këmishë të zezë, Agaçi shihet që i qëndron ngjitur e tregohet mjaft familjar me të.

17 Shtator 2022, 19:38 Nga F.M
VIDEO/ Ëngjëll Agaçi e puth në faqe, biznesmeni i mban
Fatos Nano në festën e ditëlindjes

TIRANË- Familja, gruaja Xhoana, djemtë e nipat, nuk ishin njerëzit e vetëm që lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano zgjodhi të kishte në festën e 70-vjetorit të lindjes së tij. Në mbrëmjen që fiku qirinjtë, ish-kryeministri Nano zgjidhi të kishte afër dhe VIP-a të politikës e fushës së biznesmenit.

Dosja.al ka arritur të identifikojë disa prej tyre. Personi që duartroket e përqafon dhe puth në faqe Nanon në momentin që fik qirinjtë është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Ai ka qenë avokati i Nanos, por lidhja mes dyshes duket se është njësoj e fortë, pavarësisht largimit të Nanos nga politika.

Veshur me këmishë të zezë, Agaçi shihet që i qëndron ngjitur e tregohet mjaft familjar me të.


Një tjetër person që arrin të identifikojë Dosja.al është Artan Sevrani (personi që qëndron në këmbë, veshur me të zeza), një biznesmen në fushën e pijeve në Shqipëri. Në dorë mban ndezur fishekzjarre. Agim Isaku (ai që afrohet dhe e prek në shpatulla) është gjithashtu prezent në tavolinë. Ish-shefi i kabinetit të Nanos, kur ky i fundit ishte kryeministër ka qenë pranë tij në këtë ditë të veçantë.

Kurse kryeministri Edi Rama mungon. Ai ka bërë një urim në rrjetet sociale për personin që e futi në botën e politikës, por s’i ka trokitur gotat me të.

 

fatos nano edi rama engjell agaci artan sevrani agim isaku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shtator 2022, 22:34 k.m.

Kanye West: Nuk kam lexuar kurrë libër

Kanye West SHBA- Kanye West ka zbuluar se ai kurrë nuk ka lexuar një libër. Kanye, 45 vjeç, bashkëbisedoi me CEO dhe bashk&...