Art&Argëtim

FOTO/ Sherri banal në klubin e striptizmit me 'të dashurën' e partnerit, Cardi B përfundon në gjykatë

Reperja Cardi B është detyruar të paraqitet në dyert e Gjykatës së Lartë të Queens për shkak të një ngjarjeje të vitit 2018. Mbi reperen rëndojnë akuzat për një përleshje banale midis saj dhe dy motrave banakiere në një klub striptizmi.

16 Shtator 2022, 21:48 Nga s.s
FOTO/ Sherri banal në klubin e striptizmit me 'të
Cardi B

SHBA- Cardi B është një ndër reperet femra më të famshme dhe suksesshme në mbarë botën. Së fundmi ajo është detyruar të paraqitet në dyert e Gjykatës së Lartë të Queens për shkak të një ngjarjeje të vitit 2018. Mbi reperen rëndojnë akuzat për një përleshje banale midis saj dhe dy motrave banakiere në një klub striptizmi.

Belcalis Marlenis Almanzar, e njohur si Cardi B, nuk i mohoi në asnjë moment akuzat duke pranuar madje se i kishte paguar gjithashtu një personi 5 mijë dollarë për të sulmuar njërën nga gratë në fjalë. Përballë gjyqtares Michelle Johnson, reperja e lindur në Bronx, pranoi një marrëveshje duke pranuar fajin, që i kurseu asaj dënimin me burg. Yllit 29-vjeçar të hip-hop-it iu dha një urdhër mbrojtjeje tre-vjeçar dhe u urdhërua të kryente 15 ditë shërbim në komunitet, si masë dënimi, raporton abc7ny.com 

Pas kësaj ngjarje, autorja e hitit “Up” ka reaguar në Instagramin e saj, duke ndarë disa foto nga prezenca në gjykatë. Cardi kishte zgjedhur të paraqitej e denjë me një fustan të bardhë pas trupi, si për të treguar se është e gatshme të përballojë gjithçka. “Dielli nuk do të shkëlqejë çdo ditë, prandaj mua më pëlqen e nesërmja", ka shkruar reperja krahas imazheve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Kujtojmë që sherri banal në klubin e striptizmit, ka ndodhur pasi Cardi B kishte zbuluar se njëra nga banakieret shkonte me partnerin e saj. Ajo nuk kishte hezituar t’i mësynte në vendin e saj të punës duke e kapur për flokësh dhe duke e përplasur në lokal.

cardi b repere shba akuza michelle johnson

Sondazh

Poll