Art&Argëtim

Modelja në romancë me Di Caprion/ Babai i Gigi Hadid jep 'OK' për lidhjen: Ai është një burrë i mirë

Mohammed Hadid tha se nuk dëshiron të përfshihet në lidhjen e vajzës së tij dhe të bëjë deklarata, por i pëlqen aktori hollivudian.

17 Shtator 2022, 07:49 Nga A.B
Modelja në romancë me Di Caprion/ Babai i Gigi Hadid jep
Modelja dhe aktori

SHBA- Ndërkohë që të gjithë po flasin për “çiftin e ri të Hollivudit”, Gigi Hadid heziton të krijojë një lidhje të re me Leonardo DiCaprio. Sipas një raporti të DailyMail, pas ndarjes me Zayn Malik, modelja nuk ndihet gati për të hyrë në një lidhje tjetër kaq shpejt.

Megjithatë, pavarësisht hezitimeve të saj, babai i Gigi Hadid duket i emocionuar për njohjen e re të vajzës së tij. Mohammed Hadid jo vetëm që e njeh personalisht aktorin, por edhe e pëlqen shumë.

Siç tha 73-vjeçari për DailyMail: “E takova zotin DiCaprio si Saint Tropez rreth pesë vjet më parë. Mendoj se ai është një burrë shumë i mirë, më pëlqeu shumë”.

Ai madje theksoi se di për marrëdhënien e tyre, por nuk dëshiron të komentojë asgjë më shumë. “Janë miq, njihen prej kohësh. Nuk mendoj se janë çift, por as unë nuk i di të gjitha. Nuk i komentoj kurrë marrëdhëniet personale të vajzës sime, nuk më intereson me kë del ajo” , tha ai.

gigi hadid

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shtator 2022, 22:34 k.m.

Kanye West: Nuk kam lexuar kurrë libër

Kanye West SHBA- Kanye West ka zbuluar se ai kurrë nuk ka lexuar një libër. Kanye, 45 vjeç, bashkëbisedoi me CEO dhe bashk&...