Art&Argëtim

Princ Leka nxjerr disa dokumente: Arin e Shqipërisë nuk e vodhi gjyshi im, e morën gjermanët

Krahas dokumenteve të publikuara, Leka Zogu II shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 nga gjyshi i tij, por është marrë në vitin 1943 nga ushtria gjermane.

16 Shtator 2022, 19:42 Nga k.m.
Princ Leka nxjerr disa dokumente: Arin e Shqipërisë nuk e vodhi gjyshi
Leka Zogu II

TIRANË- Princ Leka Zogu II, pasardhës i mbretit Ahmet Zogu I, ka publikuar disa dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ku flitet për arin e Shqipërisë, që është grabitur nga Banka e Shqipërisë. Krahas dokumenteve të publikuara, Leka Zogu II shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 nga gjyshi i tij, por është marrë në vitin 1943 nga ushtria gjermane.

Kjo sasi ari mendohet se është dërguarpër ruajtje në Reichsbank, në Berlin, në emrin e Ministrisë së Punës së Jashtme të Gjermanisë. Sasia mendohet se është 23.408 kilogramë.

"Si sot, më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë. Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të Neë York-ut. Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse. Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare. Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese,"-shkruhet në postimin e bërë nga Arkiva Shqiptare.

POSTIMI I PLOTË:

Shpesh është përfolur dhe akuzuar se Ahmet Zogu mori me vete arin e Shqipërisë kur u largua nga vendi, pas pushtimit nga Italia fashiste në vitin 1939. Mbreti Zog i diktuar nga rrethanat ndërkombëtare, dhe me vendim të parlamentit shqiptar, kishte lënë Shqipërinë të nesërmen e 7 prillit. Në tërësi, Mbreti Zog tërhoqi nga arka e shtetit shqiptar në prani dhe me miratim të Këshillit të Ministrave, shumën e përafërt të 567 mijë frangave ar që përbënin 183 kilogram ar. Por rroga vjetore e Mbretit Zog ishte 500 mijë franga ari, pra i bie që ka marrë me vete pak më shumë se rrogën e një viti.

leka zogu ii

Sondazh

Poll