Aktualitet

Sherr me armë mes adoleshentëve në Lushnje, Policia parandalon krimin e rëndë (VD)

15 Gusht 2019, 15:47 Nga DOSJA
Sherr me armë mes adoleshentëve në Lushnje, Policia parandalon

LUSHNJE- Një konflikt mes adoleshentëve është parandaluar në kohë nga Policia, e cila ka bërë dhe shoqërimin e tre protagonistëve. Sipas një njoftimi për mediat mësohet se ka pasur një konflikt midis shtetasit A.M., 16 vjeç dhe shtetasve E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç, kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M. Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Reagimi në kohë i policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikiti mes tre adoleshentëve. Policia e Lushnjës mori informacion se në fshatin Dushk kishte ndodhur një konflikt fizik mes tre adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se midis shtetasit A.M., 16 vjeç dhe shtetasve E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç, kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M. Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.

Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krëhër dhe 9 fishekë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16 vjeç, banues në Lushnjë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit A.M dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasve E.N dhe F.R.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e lushnjes sherri mes adoleshentëve sherri ne lushnje policia e lushnjes sherri mes adoleshentëve sherri ne lushnje

Sondazh

Poll