Sport

EUROPA LEAGUE/ Lazios poshtërohet në Danimarkë, Man.United shijon tri pikët e para. Rezultatet e tjera

Lazio fundoset në raundin e dytë të Europa League. Pas fitores 4-2 ndaj Feyenoord, skuadra drejtuar nga Sarri është mposhtur 5-1 nga Midtjylland

15 Shtator 2022, 20:46 Nga DOSJA

EUROPA LEAGUE/ Lazios poshtërohet në Danimarkë, Man.United shijon

EUROPË- Lazio fundoset në raundin e dytë të Europa League. Pas fitores 4-2 ndaj Feyenoord, skuadra drejtuar nga Sarri është mposhtur 5-1 nga Midtjylland. Një mbrëmje makthi për ekipin kryeqytetas në MCH Arena. Pas një fillimi të ekuilibruar, rreth gjysmë ore danezët shënuan dy gola në katër minuta me Paulinho (26') dhe Kaba (30').

Në pjesën e dytë, Lazio pësoi edhe tri gola të tjerë me penallti nga Evander (52'), më pas Milinkovic Savic (57') ringjalli shpresat për Lazion, por Isaksen (67') dhe Sviatchenko (72') mbyllën rezultatin. Në Grupin F të gjithë skuadrat janë me nga tri pikë pasi Feynoord fitoi 6-0 ndaj Sturm Graz.

Në Grupin E të Europa League, Manchester United merr tri pikët e para. Ekipi anglez mposhti në transfertë Sheriff Tiraspol 0-2 me golat e Sancho në (17)' dhe Ronaldo nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e (39'). Në takimet e tjera, Ferencvaros fitoi në transfertë ndaj Monacos me shifrat 0-1, Freiburg mposhti Olympiacos 0-3, ndërsa Qarabag fitoi ndaj Nantes 3-0 dhe merr tri pikët e para në Grupin G.

E.Ç (Dosja.al)

lazio europa league

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2022, 16:51

Portugalia thërret Cristiano Ronaldon...

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Rúben Dias janë ndër 26 të thirrurit nga Portugalia për ndeshjet e Nations Leagu...