Art&Argëtim

Beckham e dehur, abuzim seksual dhe zhgënjim romantik nga Williams, rrëfehet këngëtarja e Spice Girls Melanie C

Këngëtarja britanike Melanie Chisholm ka publikuar ditën e sotme autobiografinë e saj. Këngëtarja e Spice Girls rrëfeu abuzimet seksuale të cilat ajo kishte pësuar, një ditë para koncertit të parë të grupit në vitin 1997.

15 Shtator 2022, 18:29 Nga s.s
Beckham e dehur, abuzim seksual dhe zhgënjim romantik nga Williams,
Melanie Chisholm dhe Victoria Beckham

BRITANI- Këngëtarja britanike Melanie Chisholm ka publikuar ditën e sotme autobiografinë e saj. Këngëtarja e Spice Girls rrëfeu abuzimet seksuale të cilat ajo kishte pësuar, një ditë para koncertit të parë të grupit në vitin 1997. Ajo tregoi eksperiencën e saj gjatë një nate që kishte qèndruar në Stamboll, ku masazhatori i hotelit sulmoi seksualisht.

Në një intervistë të kohëve të fundit në podcast, Melanie Chisholm tha: "Ne nuk kishim bërë kurrë një koncert më parë dhe kemi bërë prova për javë të tëra, duke provuar kostumet, grimin, flokët, gjithçka që doja të bëja". Pak para koncertit të parë të Spice Girls, Chisholm vendosi të bënte një masazh dhe siç tha: “ajo që më ndodhi, e varrosa menjëherë sepse kisha gjëra të tjera për t'u fokusuar. Nuk doja të krijoja një problem, por nuk pata as kohë ta menaxhoja”, raporton protothema.gr.

Sot, 25 vite pas abuzimit të saj, Melanie Chisholm vendosi se ishte koha e duhur për ta ndarë atë publikisht. “Më doli në ëndërr, u zgjova dhe më ngeli në mendje. Dhe kuptova se as që kisha menduar ta përfshija në libër. Pastaj mendova nëse unë dua ta ndaj me publikun. Dhe unë thjeshtë thashë me vete se është e rëndësishme për mua ta them dhe më në fund ta menaxhoj dhe ta përpunoj atë", tha ajo.

Sa i përket ndjenjave të saj, Mel C tha: “U ndjeva shumë e pambrojtur dhe e turpëruar, pastaj kisha dyshime nëse kam të drejtë. Isha në një ambient ku i hiqnin rrobat para një profesionisti". 

Ajo gjithashtu tha se atë natë që ndodhi ngjarja Victoria Beckham 'ishte e dehur' dhe se hodhi të brendshmet e saj nga taksia. Pasi nënshkroi me Virgin Records në 1995, 'Spice Girls' u nisën në një udhëtim me taksi në Kensington Place, në West Londra. Ajo tha se menaxheri i tyre, Simon Fuller, iu desh t'i jepte bakshish 50 paund udhërrëfyesit për të mbuluar rrëmujën dhe "sjelljen e tmerrshme" të këngëtarëve . Mel C vazhdoi të përshkruajë atë natë, duke thënë: “Ne hymë në këtë restorant tepër elegant, duke pirë pije alkoolike dhe cigare dhe koka jonë ra sipër tavolinës. Victoria ishte aq e dehur sa e zuri gjumi në tavolinë. Ajo ishte ende pa të brendshme”.

Së fundmi, ylli i grupit të famshëm në atë kohë foli për zhgënjimin romantik që pati kur lidhja e saj me Robbie Williams nuk eci. Ajo shkruajti për të: “Robbie u soll keq, ai më mashtroi dhe më pas më la papritmas në një kohë kur isha tepër e lodhur nga gjithçka dhe kisha nevojë për mbështetje. Nuk kam asnjë ndjenjë të keqe ndaj tij tani, por më theu pak zemrën. Unë u lëndova dhe u poshtërova. Ai ishte dikush që unë e shikoja si personin tim të zemrës, por më pas më trajtoi keq”.

 

britani melanie chisholm spice girls kengetare

Sondazh

Poll