Aktualitet

23-vjeçari i zhdukur prej 12 ditësh/ Një numër ukrainas telefonoi Policinë e Kukësit, s'kuptohet çfarë thanë

Ditën e zhdukjes së tij, mësohet se një numër ukrainas ka telefonuar policinë ditën që i riu është zhdukur pa gjurmë dhe ka tentuar të komunikoje me uniformat blu.

15 Shtator 2022, 18:43 Nga k.m.
23-vjeçari i zhdukur prej 12 ditësh/ Një numër ukrainas
Meledin Adili

KUKËS- Meledin Adili ende nuk është gjetur edhe pse kanë kaluar javë nga zhdukja e tij. Sot janë mësuar të dhëna të tjera nga zhdukja e 23-vjeçarit që kishte dalë për të mbledhur boronica në në Borje të Kukësit. Ditën e zhdukjes së tij, mësohet se një numër ukrainas ka telefonuar policinë ditën që i riu është zhdukur pa gjurmë dhe ka tentuar të komunikoje me uniformat blu.

Personi ka kontaktuar në sllavisht dhe nuk ka folur fare në gjuhë shqipe, gjë që ka bërë që Policia e Kukësit të kërkojë ndihmën e ambasadës së Ukrainës në Tiranë për hedhur më shumë dritë mbi rastin e Adilit. Për gjetjen e tij, kërkimet po zhvillohen edhe nga Policia e Kosovës, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga i riu. 

Megjithatë kërkimet për të humburin Meledin Adili janë duke vazhduar ende. Në kërkim janë përfshirë policia dhe ushtria e Kosovës, njësitet speciale të Policisë së Kosovës, banorë të Borjes, vullnetarë nga Restelica, Brodi, Globoçica, Krusheva, Zlipotok dhe vendbanimet tjera malore te Dragashit.

27-vjeçari, Meledin Adili humbi gjurmët më 3 shtator dhe prej asaj dite familja ende nuk ka asnjë dijeni për vendodhjen e tij. Meledini doli si çdo ditë për të mbledhur boronica por ajo e 4 shtatorit nuk ishte si të tjerat pasi ai nuk u kthye më në shtëpi. Miqtë dhe familjarët bëjnë thirrje që të intesifikohen kërkimet ndërkohë që kërkojnë që Policia të kontrollojë dhe tabulatet telefonikë të 27-vjeçarit pasi në momentin kur ka humbur gjurmët ai e ka pasur telefonin me vete. Pak ditë më parë Policia gjeti disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut por pas verifikimeve rezultuan se nuk i përkisnin atij.

meledin adili kukes

Sondazh

Poll