Aktualitet

Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar për 23 vjedhje në Spanjë! Ishte pjesë e bandës kriminale që grabiste bizhuteri

Shqiptari u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.

15 Shtator 2022, 21:55 Nga e.k
Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar për 23 vjedhje
Foto ilustruese

SPANJË- Një shqiptar i kërkuar në Itali si autori i dyshuar i të paktën 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Lombardisë u arrestua në Spanjë.

Sipas policisë, dyshohet se ai ishte pjesë e një bande kriminale, e cila grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze.

Shqiptari u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.

policia spanjolle

Sondazh

Poll