Aktualitet

Sulmet kibernetike, Gjendja Civile: Nesër nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e 'Aleat'

Ministria e Brendshme njofton se masat janë marrë me qëllim për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, e se pezullimi është planifikuar vetëm për të premten, pra për nesër.

15 Shtator 2022, 19:34 Nga k.m.
Sulmet kibernetike, Gjendja Civile: Nesër nuk do të ofrohet
Foto ilustruese

TIRANË- Gjendja Civile ka njoftuar se ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e 'Aleat' për dokumente biometrike, pasaporta dhe karta identiteti. Ministria e Brendshme njofton se masat janë marrë me qëllim për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, e se pezullimi është planifikuar vetëm për të premten, pra për nesër.

Njoftimi i Gjendjes Civile:

Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara. Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të 'Aleat' për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta). Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për ditën e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.

Pezullimi i punës për nesër ka të bëjë lidhur me masat e marra në kuadër të përforcimit të sigurisë ndaj sulmeve kibernetike vjen në në kohë kur sistemi TIMS ra pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit. Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online të e-Albania, që qëndruan për disa javë të bllokuara. Megjithatë u bë me dije nga qevëria se asnjë e dhënë nuk kishte dalë. Edhe pse Irani nuk e pranoi kurrë autorsinë e sulmit kibernetik, nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

irani sulmon shqiperine gjendja civile

Sondazh

Poll