Art&Argëtim

Historitë e dashurisë të Madonnës me partnerë 28 vite më të rinj

Madonna nuk ka nevojë për ndonjë prezantim, pasi ajo konsiderohet si një nga figurat më të njohura në historinë e kulturës pop.  Pavarësisht se ajo mbushi 64 vjeç muajin e kaluar, partnerët e saj vazhdojnë të jenë 28 vite më të rinj.

15 Shtator 2022, 17:51 Nga s.s
Historitë e dashurisë të Madonnës me partnerë 28 vite
Madonna dhe ish-i dashuri saj 28-vjeçar

SHBA- Madonna nuk ka nevojë për ndonjë prezantim, pasi ajo konsiderohet si një nga figurat më të njohura në historinë e kulturës pop. Disa nga videot dhe postimet e saj të fundit në internet kanë qenë mjaft të diskutueshme. Pavarësisht se Madonna mbushi 64 vjeç muajin e kaluar, partnerët e saj vazhdojnë të jenë 28 vite më të rinj.

Këngëtarja ka takuar djem që janë të paktën 28 ​​vite më të rinj se ajo pas divorcit me Guy Ritchie në vitin 2008, i cilo ishte 10 vite më i vogël se ajo. Ajo kishte një lidhje të shkurtër me Alex Rodriguez, i cili ishte 17 vite më i ri. I dashuri i fundit i Madonës, modeli Andrew Darnell, është 41 vite pas saj. Ndërsa ish i dashuri i saj 23 vjeçar është më i vogël se vajza e saj 25-vjeçare, raporton pagesix.com.

Mikesha e ngushtë e këngëtares deklaroi se kjo nuk është rastësi pasi këngëtarja preferon meshkuj më të vegjël se vajza e saj.

“Asaj i pëlqen ideja që një djalë të jetë më i vogël se vajza e saj. Disa njerëz mund ta shohin si një vampire, që “ushqehet” me të rinjtë, por, në mendjen e saj, ajo është rinore dhe kjo e vërteton këtë”, tha ajo.

shba madonna kengetare

Sondazh

Poll