I bënë ATENTAT por shpëtoi pa asnjë gërvishtje/ Kjo është limuzina që e i shpëtoi jetën Putinit
Limuzina e Vladimir Putin është prodhuar nga Aurus, e cila është një nga prodhuesit e rinj të makinave ruse dhe është themeluar nga një grup investitorësh në bashkëpunim me qeverinë.
RUSI- Presidentit rus Vladimir Putin iu bë një atentat. Se kur ka ndodhur nuk dihet, por lajmi u bë me dije dje me atë të Telegram. Sipas informacioneve të deritanishme, Putin u shpëtua nga limuzina e tij, të cilën presidenti ishte kujdesur ta kthente në një kështjellë të vërtetë.
Limuzina e Vladimir Putin është prodhuar nga Aurus, e cila është një nga prodhuesit e rinj të makinave ruse dhe është themeluar nga një grup investitorësh në bashkëpunim me qeverinë. Arsyeja kryesore e ekzistencës së saj ishte zhvillimi i një makine për Presidentin Putin dhe bashkëpunëtorët e tij. Në një fazë të dytë, kjo makinë e veçantë mund t'u shitej biznesmenëve dhe oligarkëve të pasur rusë.
Dizajni i mjetit ka huazuar shumë elemente nga Rolls Royce dhe ka një motor V8 turbo dyfishtë 4.4 litra që është zhvilluar në bashkëpunim me Porsche. Është i pajisur edhe me një motor elektrik, me fuqi të kombinuar rreth 600 kuaj fuqi. Mjeti arrin 0-100 km/h për më pak se 6.0 sekonda.
Mjeti ka një dalje emergjence nga xhami i pasmë në rast se të gjitha dyert janë të kyçura. Rrotat kanë një rreshtim të brendshëm që lejon automjetin të lëvizë edhe pa ajër në goma. Dritaret janë sigurisht antiplumb dhe sekleti i mjetit po ashtu, me një specifikim të lartë BR5 që përballon lehtësisht edhe të shtënat e kallashnikovit.
Një vëmendje e madhe i është kushtuar gjithashtu mirëmbajtjes së komunikimit në rast sulmi, pasi makina ka një sistem intercom që i jep mundësinë dhe aftësinë për të komunikuar midis njerëzve të ulur brenda makinës dhe atyre jashtë. Ka edhe një rezervuar karburanti. Për të shmangur helmimin nga gazrat toksikë, ekziston një sistem që siguron furnizimin me ajër të pastër brenda kabinës.
Së fundi, Aurus Senat ka një sistem të sofistikuar të shuarjes së zjarrit që mund të shuajë çdo zjarr në zonën e motorit ose nën dyshemenë e makinës. Këto janë masat bazë të sigurisë për limuzinën presidenciale. Natyrisht, në rastin e makinave që përdoren ekskluzivisht nga Presidenti Putin, sigurisht që ka shumë më tepër sisteme që nuk dihen, e po ashtu nuk kanë dalje në treg./newsauto.gr
Sondazh
Historitë e dashurisë të Madonnës me partnerë 28 vite më të rinj
Madonna dhe ish-i dashuri saj 28-vjeçar SHBA- Madonna nuk ka nevojë për ndonjë prezantim, pasi ajo konsiderohet si një nga ...
“Takim me Dorin”…/ Emocionet e një nate të poezisë në kujtim të 20-vjetorit të ikjes së Teodor Kekos
Pamje nga eventi "Thjesht, unë jam i mërzitur nga kjo jetë, – vijoi leximin Iliri. – Provova shumë gjëra, rrezikova sh...
Vrasja e ish-të dashurit, Adelina Ismaili me motrat mungojnë sërish në seancën ndaj Enver Sekiraqës
Zanfina dhe Adelina KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nuk është siguruar sërish pjesëmarrja e dë...
Bie 'Tik Tok", rrjeti social nuk aksesohet nga përdoruesit
TIRANË- Tik Tok është aplikacioni më i përdorshëm për të rinjtë në mbarë botën, por ka rën&eu...
Filmi i ri i Disney-t me superheroin izraelit "acaron" arabët, përshkruhen si antisemitë dhe të dhunshëm
SHBA- Revista klasike komike e Marvel-it e vitit 1981 tregon Hulk-un gjigant jeshil me lotët që i rrjedhin në fytyrë ndërsa i bë...
VIDEO- “Më vjen keq, s’bëj foto”, Dua Lipa zhgënjen fansat me veprimin
Dua Lipa BRAZIL- Këngëtarja Dua Lipa ka qënë së fundmi në Brazil për një koncert. Ajo ishte e shoqëruar me fam...
Këngëtari R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj fëmijëve
R. Kelly SHBA- Këngëtari Robert Sylvester Kelly, 55-vjeç, është shpallur fajtor për abuzim seksual të fëmij&...
Ëndrrat tuaja mund të realizohen! Vlerësoni paratë ose do keni telashe, horoskopi ditor
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillShëndeti do mbetet i mirë pavarësisht ditës plot tension. Përqendrohuni në &ccedi...
Dasma me Shkëlzenin, Armina Mevlani jep detaje: Berisha s'është marrë fare. 'Ok' tha. Të ftuar nga PS? No comment
Armina Mevlani TIRANË- Blogerja e njohur Armina Mevlani ka dhënë detaje nga dasma e saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shk&eu...
Armina Mevlani tregon "hallin": Unë nuk fle dot pa burrin
Armina Mevlani TIRANË- Blogerja Armina Mevlani ka ndarë një "hall" që e mundon. Gjatë emisionit të sotëm në "Goca d...
