Politike

FOTOLAJM- Berisha ‘përplaset’ me Ballën në Kuvend, kryedemokrati informohet për iranianët

Sali Berisha u fotografua teksa po shkonte në vendin e tij ndërsa Taulant Balla po shkonte drejt Foltores, ku do të mbante fjalimin e tij.

15 Shtator 2022, 15:54 Nga k.m.
FOTOLAJM- Berisha ‘përplaset’ me Ballën në Kuvend,
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Në seancën e sotme kryedemokrati Sali Berisha është përballur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në fotografitë e LSA, Berisha u fotografua teksa po shkonte në vendin e tij ndërsa Taulant Balla po shkonte drejt Foltores, ku do të mbante fjalimin e tij. Në një moment duket sikur shkëmbejnë replika me njëri-tjetrin, por nga kamerat nuk është kapur se çfarë kanë folur.

Më pas, numri një i Partisë Demokratike, u ul në vendin e tij, ku edhe po shikonte një lajm lidhur me 4 iranianët që sulmuan Shqipërinë. Mesa duket do që të jetë i "përditësuar" me të dhënat më të fundit. 

sali berisha taulant balla seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll