Aktualitet

Vrau ish-gruan, avokati i familjes së viktimës: Kërkojmë burgim të përjetshëm

Duke folur për mediat avokati u shpreh se ndaj të pandehurit nuk mund të kryhet gjykimi i shkurtuar. Ai tha se ndaj tij duhet të jepet dënimi i përjetshëm siç e parashikon dhe ligji.

15 Shtator 2022, 14:39 Nga e.k
Vrau ish-gruan, avokati i familjes së viktimës: Kërkojmë
Sajmir Vishaj

FIER- Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçaren Sabrina Bengaj.

Duke folur për mediat avokati u shpreh se ndaj të pandehurit nuk mund të kryhet gjykimi i shkurtuar. Ai tha se ndaj tij duhet të jepet dënimi i përjetshëm siç e parashikon dhe ligji.

"I pandehuri nuk përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Të gjitha provat do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor. Ngjarja është shumë e rëndë. Për dhunë apo vrasje në familje, secili duhet të marrë dënimin më të ashpër, që është burgim i përjetshëm. Vrasja mund të parandalohej. Unë e kam thënë gjithmonë, mund të ndërtohet një regjistër për të gjithë dhunuesit, ata që bëjnë dhunë fizike e psikologjike në familje apo ata që shfaqin probleme të shëndetit mendor, duhet të mbahen në kontroll të vazhdueshëm nga shteti”., tha Vishaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit, ku Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (e cila ishte e pajisur me një urdhër mbrojtje nga Gjykata). Më pas ai është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

saimir vishaj

Sondazh

Poll