Aktualitet

EMRI/ Guri u shkëput aksidentalisht, plagoset punëtori në minierën e Martaneshit! Niset drejt Traumës

Mësohet se ai është lënduar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15 Shtator 2022, 14:31 Nga e.k
EMRI/ Guri u shkëput aksidentalisht, plagoset punëtori në
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 38-vjeçar i identifikuar si Mustafa Kola ka mbetur i lënduar pas shkëputjes së një guri në minierën e Martaneshit.

Mësohet se ai është lënduar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Bulqizë/ Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, për shtetasin M. K., 38 vjeç,(vagonist në një minierë në Martanesh) pasi duke dalë nga galeria,  është shkëputur një grur dhe  aksidentalisht ka dëmtuar këmbën dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

bulqize

Sondazh

Poll