Bota

Rusia: Furnizimi i SHBA me Kievin me raketa me rreze më të gjatë do të kalonte një 'vijë të kuqe'

Maria Zakharova shtoi se Rusia "rezervon të drejtën për të mbrojtur territorin e saj" duke ndejkur vijën e Putinit i cili luftën në Ukrainë e konsideron një operacion ushtarak për çmilitarizimin e vendit.

15 Shtator 2022, 15:29 Nga d.a.
Rusia: Furnizimi i SHBA me Kievin me raketa me rreze më të gjatë
Zakharova

RUSI- Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, tha të enjten se nëse SHBA vendos të furnizojë Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi, kjo do të kalonte një "vijë të kuqe" dhe SHBA do të bëhej "një palë në konflikt".

Maria Zakharova shtoi se Rusia "rezervon të drejtën për të mbrojtur territorin e saj" duke ndejkur vijën e Putinit i cili luftën në Ukrainë e konsideron një operacion ushtarak për çmilitarizimin e vendit.

Ukraina po përdor tashmë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë të prodhuara nga SHBA, jo vetëm raketa me rreze më të gjatë të prodhuara nga SHBA.

Në 6 muaj luftë Ukrainë ka marrë mjete luftarake dhe logjistike kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe disa vende të tjera.

lufta ukraine-rusi maria zakharova

Sondazh

Poll