Bota

Thuhet se princ William është i ftohtë si "çeliku" por gjesti i tij ndaj Kate preku zemrat e britanikëve

Princi dhe Princesha e Uellsit i bënë homazhe Lartësisë së Saj në një ceremoni në Londër dhe William në një moment vuri dorën në kurrizin e gruas së tij, e cila tregoi respektin e saj për Elizabeth II me një përkulje.

15 Shtator 2022, 15:14 Nga d.a.
Thuhet se princ William është i ftohtë si
Kate dhe William

BRITANI- Teksa ndodheshin në Westminster Abbey në Londër, ku u transferua dje arkivoli me trupin e mbretëreshës Elizabeth II, Princi i Uellsit ngushëlloi gruan e tij Kate Middleton në momente jo të lehta.

Princi dhe Princesha e Uellsit i bënë homazhe Lartësisë së Saj në një ceremoni në Londër dhe William në një moment vuri dorën në kurrizin e gruas së tij, e cila tregoi respektin e saj për Elizabeth II me një përkulje.

Gjesti prekës i Princit të Uellsit shkaktoi reagime të mëdha, kjo edhe pasi pas vdekjes së gjyshes së tij, William mori rolin e bashkimit të familjes së tij duke ftuar vëllain e tij Harry dhe gruan e tij Meghan Markle për gati një javë për t'u bashkuar me të dhe Kate në Windsor për të falënderuar admiruesit e Elizabeth II që për ditë të tëra lanë lule dhe mesazhe jashtë kalasë.

Megjithatë, ajo që i shqetësoi disa ishte qëndrimi i William dhe fakti që ai dhe Kate, ndryshe nga Harry dhe Meghan, nuk u kapën për dore, edhe pse kjo është çështje protokolli. Uilliami, u cilësua "i ftohtë si çeliku", por në të vërtetë i përkushtuar ndaj protokollit dhe traditës.

Kujtojmë se Princi William dhe Princi Harry ishin pjesë e procesionit që shoqëroi transferimin e arkivolit të Elizabeth II nga Buckingham Palace në Westminster Hall. Kate nuk iu bashkua procesionit, por shkoi në Pallatin e Westminsterit me makinë, e ulur pranë Camilla, bashkëshortes së mbretit. Ata u pasuan nga një automjet tjetër që mbante Dukeshën e Sussex dhe Konteshën e Wessex.

Mbreti Charles III eci në linjë me vëllezërit e motrat e tij, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, i ndjekur nga nipërit e Mbretëreshës, Peter Phillips, Princi Harry dhe Princi William.

Ata shoqëroheshin nga dhëndri i monarkut të ndjerë, zëvendës-admirali Sir Tim Lawrence, Duka i Gloucester-it, kushëriri i Mbretëreshës dhe nipi i saj, Earl of Snowdon.

William dhe Harry qëndruan së bashku me gratë e tyre, Kate dhe Meghan Markle, gjatë shërbimit, dhe tashmë janë parë së bashku gjatë fundjavës duke ecur jashtë kështjellës Windsor, raporton Mirror.

vdes mbreteresha elisabeth ii princ william kate middleton

Sondazh

Poll