Bota

U raportua se është në gjendje të rëndë, Rusia kërkon nga Haga lirimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç

Kërkesa është bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, e cila ka shkruar në Twitter se do të ishte vendim i duhur që Mlladiç të lirohet për arsye humanitare.

15 Shtator 2022, 14:39 Nga d.a.
U raportua se është në gjendje të rëndë, Rusia
Mlladic

RUSI- Rusia ka kërkuar nga Gjykata e Hagës që të lirojë kriminelin e luftës, Ratko Mlladiç, i cili ndodhet në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Kërkesa është bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, e cila ka shkruar në Twitter se do të ishte vendim i duhur që Mlladiç të lirohet për arsye humanitare.

"Ne pamë raportimet e mediave për shtrimin në spital të Ratko Mlladiqit në Hagë të shkaktuar nga përkeqësimi i shpejtë i shëndetit të tij. Ne besojmë se do të ishte vendimi i duhur për Mekanizmin e Mbetur që të lirojë Ratko Mlladiqin për arsye humanitare."-shkroi Zakharova.

 

Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, ish-gjenerali i Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), Ratko Mlladiç, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të keq”, tha djali i tij Darko Mlladiç.

Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, ish-gjenerali i Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), Ratko Mlladiç, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të keq”, tha djali i tij Darko Mlladiç.Në qershor 2021, MTPI la në fuqi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiçit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë përleshjeve ndëretnike në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995. Ai u shpall fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në korrik 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8,000 burra myslimanë. Beogradi zyrtar pranon se është një krim i tmerrshëm lufte, por se nuk është gjenocid dhe se numri i viktimave, të cilët sipas tyre kanë qenë kryesisht ushtarë të ushtrisë boshnjake në konflikt, është ekzagjeruar disa herë.

ratko mlladiç maria zakharova

Sondazh

Poll