Bota

Takimi Putin-Jinping në Uzbekistan, Rusia e cilëson të ekuilibruar pozicionin e Kinës ndaj Ukrainës

Takimi dypalësh u zhvillua në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan ku ata po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë.

15 Shtator 2022, 15:00 Nga d.a.
Takimi Putin-Jinping në Uzbekistan, Rusia e cilëson të
takimi Putin-Jinping

UZBEKISTAN- Presidenti rus Vladimir Putin u takua të enjten me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Uzbekistan dhe shprehu mbështetjen për politikën e Pekinit për "një Kinë" të vetme, si edhe kundërshtoi ato që ai i quajti provokime nga Shtetet e Bashkuara në ngushticën e Tajvanit. Udhëheqësi rus e cilësoi si të ekuilibruar pozitën e Kinës në raport me Ukrainën.

Takimi dypalësh u zhvillua në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan ku ata po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë.

Në fjalët e hapjes të transmetuar në televizion Presidenti Putin i tha homologut të tij Xi se: “Ne (Rusia) e vlerëson shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë kur bëhet fjala për krizën në Ukrainë. Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja për këtë. Gjatë takimit të sotëm, sigurisht që do të shpjegojmë pozicionin tonë”.

Rusia është afruar më shumë me Kinën që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt, një vendim që shkaktoi një breshëri të paprecedentë sanksionesh perëndimore kundër këtij vendi.

Tashmë dy vendet duket se janë rreshtuar në atë që analistët e shohin si një aleancë e re anti-Shteteve të Bashkuara dhe anti-perëndimore.

Zoti Putin iu referua këmbënguljes së Pekinit që vendet e tjera të mos e njohin Tajvanin, një ishull i vetëqeverisur që Pekini e sheh si pjesë të territorit të saj.

"Ne synojmë t'i përmbahemi me vendosmëri parimit për "Një Kinë" të vetme”, tha zoti Putin./VOA/

takimi putin-jinping marredheniet rusi-kine

Sondazh

Poll