Aktualitet

Vrau ish-gruan, mbërrin në gjykatën e Fierit Elton Meta

Pas dy seancave joefektive, trupi gjykues shqyrton këtë 15 shtator në themel vrasjen e Sabrinës. Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit, ndërsa e dyta pas bojkotit të avokatëve. Trupi gjykues përbëhet nga treshja  Alfred Ikonomi, Ejona Lazellari dhe Sonila Hoxha.

15 Shtator 2022, 14:09 Nga e.k
Vrau ish-gruan, mbërrin në gjykatën e Fierit Elton Meta
Gjykata e Fierit

FIER- Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçaren Sabrina Bengaj.

Pas dy seancave joefektive, trupi gjykues shqyrton këtë 15 shtator në themel vrasjen e Sabrinës. Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit, ndërsa e dyta pas bojkotit të avokatëve. Trupi gjykues përbëhet nga treshja  Alfred Ikonomi, Ejona Lazellari dhe Sonila Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit, ku Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (e cila ishte e pajisur me një urdhër mbrojtje nga Gjykata). Më pas ai është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

vrasja e sabrina bengaj

Sondazh

Poll